Disa Dallime Midis një Psalteri dhe një Libri Himnesh dhe Këngësh

Këngë

Disa dallime midis një Psalteri dhe një Libri Himnesh dhe Këngësh

Nga Douglas Vandermeulen

Psalteri është Fjala e Perëndisë. Libri i Himneve dhe Këngëve është fjala e njeriut.

Të 150 Psalmet janë të frymëzuara nga Perëndia dhe në mënyrë hyjnore të bëra të dobishme për mësim, qortim, ndreqje dhe edukim në drejtësi. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk është.

Të 150 Psalmet janë të gjalla dhe më të mprehta se çdo shpatë me dy tehe, dhe na zbulojnë përpara Perëndisë me të cilin kemi të bëjmë. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e bën këtë.

Psalteri është kanonik. Libri i himneve dhe Këngëve nuk është.

Psalteri është “katolik” me shkronjë të vogël “k” (universal). Libri i Himneve dhe Këngëve nuk është dhe nuk mund të jetë.

Psalteri është i pagabueshëm. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk është.

Psalteri jep një kuptim biblik të personit dhe veprës së Perëndisë në ekuilibrin e duhur. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e bën këtë.

Psalteri zbulon në mënyrë të pagabueshme Krishtin. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk është zbulesë. Në rastin më të mirë, është një shprehje e papërsosur e përkushtimit të njeriut ndaj Perëndisë.

Psalteri është vërtet Kristo-centrik, në një mënyrë dhe cilësi që mund të arrihet vetëm nga Fryma e Shenjtë. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk është.

Psalteri është më shumë se thjesht Fjala e pagabueshme dhe autoritative e Perëndisë drejtuar njeriut. Ai gjithashtu jep fjalët e miratuara nga Perëndia që njeriu t’i këndojë, t’i shqiptojë dhe t’i lutet Atij në adhurim dhe përkushtim. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e bën këtë.

Psalteri jep një pamje biblike të njeriut. Kalvini e quajti Librin e Psalmeve “Një Anatomi e të gjitha Pjesëve të Shpirtit; sepse nuk ka ndjenjë që njeriu mund ta ndiejë e që nuk paraqitet këtu si në pasqyrë.” Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e bën këtë.

Luteri, në parathënien që shkroi për një Psalter që ai përgatiti në vitin 1531, thotë: “Psalteri duhet të jetë i çmuar dhe i dashur, qoftë edhe për asgjë tjetër, përveç premtimit të qartë që jep në lidhje me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit, dhe parashëmbëllimin e mbretërisë së Tij dhe të gjithë gjendjes e sistemit të Krishtërimit, aq sa me të drejtë mund të quhet një ‘Bibël e Vogël’, ku gjithçka që gjendet në tërë Biblën është përmbledhur bukur e shkurt në një doracak.” Libri i Himneve dhe Këngëve nuk është një “Bibël e vogël.”

Psalteri ka shumë Psalme vajtimi, rrëfimi mëkati dhe pendimi. Libri i Himneve dhe Këngëve, në rastin më të mirë ka shumë pak.

Psalmet japin një pamje biblike të jetës në këtë epokë të ligë. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e bën këtë. Libri i Psalmeve ka vetëm rreth 6 Psalme që nuk përmendin armiqtë e Perëndisë dhe të popullit të Tij. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e kanë këtë përpjesëtim. Libri i Himneve dhe Këngëve mund të përcjellë një pamje jo-biblike të jetës në këtë epokë të ligë.

Psalteri jep një pamje biblike të mëkatit, gjykimit dhe shpresës së ungjillit. Ndërsa Libri i Himneve dhe Këngëve mund të flasë për mëkatin tonë, gjykimin dhe shpresën e ungjillit, ai nuk ruan të njëjtin ekuilibër biblik si Psalteri.

Psalmet këndojnë për hakmarrjen dhe zemërimin e Perëndisë kundër mëkatit, sundimtarëve të ligj, dhe në mbrojtje të popullit të Tij. Madje thërrasin Perëndinë që të shfaqë zemërimin e Tij. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e bën këtë.

Psalteri ka Psalme mallkimi. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk ka.

Psalteri trajton gjendje reale njerëzore si p.sh. shterpësinë e një gruaje. A e bën këtë Libri i Himneve dhe Këngëve?

Psalteri trajton depresionin. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e bën.

Psalteri jep një pamje biblike të jetës dhe gjendjes njerëzore. Libri i Himneve dhe Këngëve jep një pamje tepër optimiste të jetës së zakonshme të të krishterit.

Psalteri ka disa Psalme që paralajmërojnë në mënyrë të qartë mbretër, sundimtarë dhe gjyqtarë për përgjegjësinë e tyre përpara Perëndisë. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e bën këtë. Ai ka këngë patriotike amerikane, të cilat s’kanë vend në një libër këngësh për kishën.

Psalteri e fut adhuruesin në bisedat ndër-trinitare midis Atit dhe Birit, siç zbulohen nga Fryma. Mendoni për Psalmet 2, 22, 40, 110 dhe 118, për të përmendur vetëm disa shembuj. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e bën këtë.

Psalteri jep zbulesë të drejtuar nga Fryma e Shenjtë mbi mendjen e Krishtit në lutjet e Tij dhe në përgjigjet ndaj bekimeve dhe sprovave. Ne shohim si u lut dhe si lavdëroi Jezusi. Libri i Himneve dhe Këngëve nuk e tregon këtë.

Psalteri citohet në Dhiatën e Re dhe përdoret në shpalljen apostolike të Krishtit. Libri i Himneve dhe Këngëve me origjinë njerëzore nuk janë.

Psalmet u kënduan në adhurimin e kishës së Dhiatës së Re. Himnet dhe Këngët e pafrymëzuara nuk u kënduan.

Psalteri ishte i mjaftueshëm për Jezu Krishtin si pjesë e adhurimit të Tij ndaj Perëndisë si njeri i përsosur. Nuk ka asnjë dëshmi që Jezu Krishti të ketë kënduar himne dhe këngë të pafrymëzuara në adhurim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes