Sill Zemrën Tënde të Plagosur!

Plagosur

Sill Zemrën Tënde të Plagosur!

Nga Octavius Winslow, (1808–1878), “Morning Thoughts”

Predikues dhe shkrues devocional presbiterian i reformuar i lindur në Angli në shekullin e 19-të.

___

“A nuk ka vallë ndonjë balsam në Galaad, a nuk ka atje ndonjë mjek?”
– Jeremia 8:22

 

Ka!

Mjeku është Jezusi, balsami është gjaku i Tij më i shtrenjtë.

Ai lidh zemrën e thyer, Ai shëron shpirtin e plagosur.

E gjithë aftësia, e gjithë fuqia, e gjithë butësia dhe dhembshuria e nevojshme për këtë detyrë bashkohen dhe përqendrohen tek Ai në shkallën më të lartë.

Këtu, pra, o shpirt i dëshpëruar, sill zemrën tënde të plagosur!

Sille atë thjesht tek Jezusi.

Një prekje e dorës së Tij do të shërojë plagën.
Një pëshpëritje e zërit të Tij do të qetësojë stuhinë.
Një pikë gjaku e Tij do të largojë fajin.

Asgjë tjetër përveç besimit tek Ai nuk mund t’i bëjë mirë shpirtit tënd tani.

Rasti yt është jashtë aftësisë së të gjithë mjekëve të tjerë.
Plaga jote është shumë e thellë për të gjitha kurat e tjera.

Mos lejo që shërimi falas të të pengojë të afrohesh.

Çmimi është: “pa para, dhe pa çmim.”

Arsyeja për dhënien e shërimit nuk është…
– denjësia nga ana e të sëmurit,
– as merita e krijesës,
– as lotët,
– as pendimi,
– as besimi.

Jo! Është gjithcka prej hirit!

Është e gjitha dhuratë e lirë e Perëndisë, pavarësisht çdo vlere apo denjësie te njeriu.

Motivi jot i vetëm për të ardhur tek Krishti është vetë mëkati yt.

Arsyeja pse ti shkon tek Ai është sepse…
– zemra jote është e thyer, dhe se vetëm Ai mund ta lidhë;
– shpirti yt është i plagosur, dhe se vetëm Ai mund ta shërojë;
– ndërgjegjja jote është e rënduar, dhe se vetëm Ai mund ta lehtësojë.

Dhe kjo është e gjitha që ti ke nevojë për t’u rekomanduar.

Mjafton për Krishtin…
– që je mbuluar me faj;
– që nuk ke asnjë justifikim që lind prej vetes;
– që nuk ke para për të sjellë në dorë, por i ke shpenzuar të gjitha tek mjekët, dhe në vend që të përmirësoheshe, vetëm sa je përkeqësuar;
– që ke shpërdoruar pasurinë tënde në jetën e çrregullt, dhe tani je i varfër;
– dhe ndjen një tërheqje të vërtetë ndaj Tij, një dëshirë për Të;
– që ti kërkon, ti shikon, ti dëshiron, ti lutesh me zemër për dhembshurinë e Tij; kjo është e mjaftueshme për Të.

Zemra e Tij dëshiron!

Dashuria e Tij është lëvizur!

Dora e Tij është shtrirë!

Eja dhe mirëpritu tek Jezusi, eja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes