Horoskopi dhe Astrologjia: Çfarë Bibla Thotë për To

Horoskopi

Horoskopi dhe Astrologjia: Çfarë Bibla Thotë për To

Për shekuj me radhë, njerëzit janë mahnitur me yjet dhe madje edhe i kanë adhuruar ato, “adhuroi tërë ushtrinë e qiellit dhe u vu në shërbim të tij” (2 Mbretërit 21:3). Edhe sot, astrologjia dhe leximi i horoskopëve janë dicka e përditshme dhe e zakonshme për shumë njerëz në kulturën tonë moderne. Por, kur ne i shqyrtojmë astrologjinë dhe horoskopet përmes lenteve të Shkrimit të Shenjtë, Biblës, ato nuk janë thjesht dicka pa zarar që thjesht shuan kuriozitetin njerëzor. As dicka që bëhet thjesht për qejf. Jo, ato janë më shumë sesa kaq. Ato janë kundër vetë Perëndisë, Atij që ka krijuar yjet:

Qielli Shpall Lavdinë e Perëndisë, Jo Fatin Tënd

Sipas Biblës së Shenjtë, Yjet e natës janë një dëshmi e madhe e lavdisë dhe fuqisë së Perëndisë. Psalmi 19:1 thotë: “Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë; dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të Tij.” Ky është synimi i yjeve të krijuar prej Perëndisë: të deklarojnë dhe të dëshmojnë për Perëndinë dhe fuqinë e tij. Ato drejtojnë tek Krijuesi i plotëfuqishëm. 

Psalmi 8:3-4 gjithashtu thotë: “Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?”

Perendia, jo yjet, sundon fatin e njerezve

Në thelb, astrologjia sugjeron se pozicionet e trupave qiellorë në momentin e lindjes së dikujt përcaktojnë personalitetin, fatin dhe suksesin e përditshëm. Kjo është në mënyrë të drejtpërdrejtë kundër Provanisë dhe Sovranitetit Hyjnor të Perëndisë. Sepse, është Perëndia Ai që ka në dorë gjithcka, është Perëndia Ai që sundon fatet dhe ngjarjet në tokë, jo yjet. Perëndia bën tërë ato që i pëlqen dhe Ai është Mbreti Sovran i Universit. Bibla te…

Psalmi 115:3 thotë: “Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.”

Fjalët e Urta 16:33 thotë: “Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.”

Isaia 40:26 thotë: “Ngrini sytë tuaja përpjetë dhe shikoni: Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e tyre me shumicë dhe thërret gjithçka me emër; për madhështinë e fuqisë së tij dhe forcën e tij, asnjë nuk mungon.”

Danieli 4:25 thotë: “deri sa të pranosh që Shumë i Larti sundon mbi mbretërinë e njerëzve dhe ia jep atij që ai dëshiron.”

Danieli 4:34,35 thotë: “Në fund të kësaj kohe, unë Nebukadnetsari ngrita sytë nga qielli dhe arsyeja m’u kthye, e bekova Shumë të Lartin dhe lëvdova dhe përlëvdova atë që rron përjetë, sundimi i të cilit është një sundim i përjetshëm dhe mbretëria e të cilit vazhdon brez pas brezi. Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t’ia ndalë dorën ose t’i thotë: “Çfarë po bën?”.”

Fjala e Perëndisë i Ndalon

Ligji i Ripërtërirë 18:10 thotë: “Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji”

Jeremia 10:2-3a thotë: “Kështu thotë Zoti: “Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre. Sepse zakonet e popujve janë kotësi:”

Isaia 47:13,14 thotë: “Je lodhur me turmën e këshilltarëve të tu; le të ngrihen, pra, astrologët, ata që studiojnë yjet dhe bëjnë parashikime çdo muaj dhe le të të shpëtojnë nga gjërat që do të bien në kurriz. Ja, ato do të jenë si kashta; zjarri do t’i harrxhojë. Nuk do të shpëtojnë veten e tyre nga fuqia e flakës; nuk do të ketë prush për t’u ngrohur, as zjarr para të cilit të ulesh.”

Kundershtimi i Zhan Kalvinit

Reformatori Zhan Kalvin e trajtoi këtë cështje në mënyrë brilante në traktatin e tij “Një Paralajmërim Kundër Astrologjisë, Parashikimeve astrologjike dhe Kurioziteteve të Tjera që Mbretërojnë Sot në Botë”. Në këtë traktat, Kalvini paralajmëron kundër astrologjisë gjyqësore dhe përpjekjeve për të zbuluar fatin e njerëzve nga yjet, duke i quajtur ato superstitioze, të dëmshme dhe në kundërshtim me sovranitetin e Perëndisë. Ai bën dallimin midis astronomisë së vërtetë, që nxit lavdërimin e Perëndisë dhe studimin e ligjeve të natyrës, dhe astrologjisë, që devijon dhe çon në mashtrime satanike dhe parashikime të rreme.

Thirrje

Në vend që të kërkosh udhëzim nga yjet, urdhërimi i Perëndisë, për ty, është që të kthehesh dhe të drejtohesh tek Krishti, Krijuesi i të gjitha gjërave dhe Ai që mban gjithësinë në duart e Tij. Bibla e shpreh këtë të vërtetë të madhe te Kolosianët 1:16-17, ku thotë: “Sepse në të u krijuan të gjitha, ato që janë në qiej dhe ato mbi dhe… të gjitha janë krijuar me anë të tij dhe ndaj tij.” Yjet shpallin lavdinë e Perëndisë dhe të drejtojnë tek Perëndia, që është zbuluar në Krishtin. Ato nuk mund të udhëzojnë dhe as nuk mund të të shpëtojnë nga gjykimi i Perëndisë që po vjen. Po, ka një gjykim që po vjen ku Perëndia do të gjykojë njerëzit. Vetëm Krishti të ofron shpëtim. Ai tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati vecëse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6). Eja tek Krishti, që të ofron falje, jetë dhe shpëtim. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes