Dispensacionalizmi – Një Inovacion i Ri me Pasoja të Përjetshme
Nga Jeremiah Knight
Dispensacionalizmi është një sistem teologjik që nuk ekzistonte për 1800 vitet e para të historisë së kishës. Ai ka origjinën në vitet 1830 me John Nelson Darby, një udhëheqës i lëvizjes së “Vëllezërve Plymouth” në Angli. Darby deklaroi se Perëndia e sundon historinë përmes periudhave të veçanta ose “dispensacione,” secila me pritshmëritë dhe përgjegjësitë e veta. Ky sistem e ndau planin e Perëndisë në dy popuj të veçantë, Izraelin dhe Kishën, dhe prezantoi ide të reja si: Rrëmbimi përpara-Mundimit, një tempull i rindërtuar në të ardhmen, dhe një mbretërim i Krishtit mbi tokë për 1000 vite, i qëndërzuar rreth Izraelit kombëtar.
Ky interpretim ishte krejt i huaj për kishën e hershme. Apostujt nuk mësuan kurrë për një Rrëmbim të fshehtë ose për rikthim të sakrificave në tempull. Në fakt, etërit e kishës së hershme si Ireneu, Justin Martiri, dhe madje edhe Agustini, ndonëse kishin mendime të ndryshme për mijëvjeçarin, nuk e ndanë popullin e Perëndisë në dy pjesë dhe nuk mësuan se sakrificat e kafshëve do të rifillonin përsëri. Reformatorët gjithashtu refuzuan interpretime të tilla. Kalvini, Luteri, dhe puritanët e panë Kishën si vazhdimin e vërtetë të popullit të Perëndisë dhe i interpretuan profecitë në mënyrë Kristologjike, jo kombëtare.
Dispensacionalizmi fitoi terren jo përmes reformës së doktrinës, por përmes një Bible studimi. Në vitin 1909, C. I. Scofield publikoi Biblën e Studimit Scofield, e cila i futi shënimet dispensacionaliste direkt në pasazhet biblike. Kjo Bibël u shpërnda gjerësisht në kishat dhe kolegjet biblike amerikane, dhe për shumë besimtarë, poshtë-shënimet e saj formësuan teologjinë e tyre më shumë se vetë Shkrimi.
Por Shkrimi nuk mbështet një plan të ndarë. Pali thotë qartë te Efesianëve 2:14 se Krishti ka thyer murin ndarës mes hebrenjve dhe johebrenjve dhe ka krijuar një njeri të ri në Veten. Romakëve 11 flet për një pemë ulliri, jo dy. Johebrenjtë janë shartuar në të njëjtën pemë, jo të mbjellë pranë saj. Galatasve 3:16 është i qartë: premtimet u bënë për Abrahamin dhe pasardhësin e tij, jo për shumë pasardhës, dhe ai pasardhës është Krishti. Galatasve 3:28-29 më pas deklaron se nuk ka më hebre apo grek në Krishtin, por të gjithë që i përkasin Atij janë pasardhës të Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.
Dispensacionalistët shpesh citojnë Zbulesën 20 për të mbështetur një mbretërim literal 1000 vjeçar të Krishtit, por kapitulli askund nuk thotë se Krishti sundon mbi tokë gjatë asaj periudhe. Zbulesa është literaturë apokaliptike, e mbushur me simbole, dhe duhet interpretuar në harmoni me pasazhet më të qarta. Hebrenjve 10:14 e kundërshton idenë e sakrificave të ardhshme të kafshëve duke mësuar se me një flijim të vetëm Krishti i ka përsosur përgjithmonë ata që po shenjtërohen.
Për më tepër, ideja se Perëndia do të kthehet te hijet sic është ligji levitik pasi Krishti ka përmbushur veprën, siç shihet te Kolosianëve 2:17, është një mohim i finalitetit/përfundësimit të kryqit. Nëse Krishti është flijimi përfundimtar dhe perdeja është shqyer te Mateu 27:51, atëherë asnjë rikthim te ofrimet e kafshëve nuk është i mundur pa mohuar veprën e Tij të përfunduar.
Dispensacionalizmi mund të jetë ripaketuar me tabela dhe grafiqe profetike, por defekti i tij themelor mbetet. Ai ndan atë që Perëndia ka bashkuar. Ka një plan shpëtimi, një ungjill, një popull të Perëndisë, dhe një Shpëtimtar që është përmbushja e çdo premtimi. Siç thotë Pali te 2 Korintasve 1:20, të gjitha premtimet e Perëndisë gjejnë Po-në e tyre tek Ai.
Kisha duhet të rikthehet te një eskatologji biblike e rrënjosur në teologjinë e besëlidhjes, jo te shpikjet e shekullit të 19-të. Ungjilli nuk i’u besua Scofield-it apo Darby-t, por apostujve. Le të kthehemi te Shkrimet dhe të qëndrojmë atje.
Vazhdon…
Burimi: https://www.facebook.com/groups/313292496041082/permalink/1719969068706744