Charles Spurgeon mbi AntiKrishtin
Papizmi është në kundërshtim me Ungjillin e Krishtit dhe është Antikrishti, dhe ne duhet të lutemi kundër tij. Duhet të jetë lutja e përditshme e çdo besimtari që Antikrishti të hidhet si një gur mulliri në një përmbytje dhe për Krishtin, për shkak se ai e plagos Krishtin, për shkak se ai ia grabit Krishtit lavdinë e Tij, për shkak se ai vendos efikasitetin e sakramenteve në vend të shlyerjes së Tij, dhe ngre një copë bukë në vend të Shpëtimtarit, dhe disa pika ujë në vend të Frymës së Shenjtë, dhe vendos një njeri të thjeshtë e të gabueshëm si ne, si zëvendës të Krishtit mbi tokë. Nëse lutemi kundër tij, për shkak se ai është kundër Tij, atëherë ne do t’i duam personat edhe pse urrejmë gabimet e tyre; do t’i duam shpirtrat e tyre edhe pse neverisim dhe urrejmë dogmat e tyre. Dhe kështu fryma e lutjeve tona do të ëmbëlsohet, sepse ne i drejtojmë fytyrat tona nga Krishti kur lutemi.