Të krishterët – S’kanë kurrgjë, por kanë gjithçka!

krishteret

William S. Plumer (1802–1880)

Teolog, pastor dhe autor i shquar presbiterian amerikan, i njohur për thellësinë e tij biblike, besnikërinë ndaj doktrinës reformuar dhe shkrimet e tij pastorale të mbushura me urtësi shpirtërore.

“Si të panjohur, por të njohur mirë;

si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë;

si të ndëshkuar, por jo të vrarë;

si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar;

si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur;

si njerëz që s’kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.

— 2 Korintasve 6:9-10

I krishteri është një paradoks. Për shkak se ai ka Krishtin, ai zotëron pasuritë e pakërkueshme të Krishtit.

Besimtarët . . .

kanë faljen e plotë dhe të lirë të të gjitha mëkateve të tyre;

janë plotësisht të pranuar në të Dashurin;

janë të veshur me drejtësinë e përsosur dhe të pastër të Krishtit;

janë birësuar në familjen e Perëndisë;

kanë një titull të përsosur për në qiell përmes Krishtit;

kanë Perëndinë për Atë;

kanë Krishtin për Shpëtimtar;

kanë Frymën e Shenjtë për Ngushëllues;

kanë qiellin për shtëpi;

do të jenë si Krishti dhe me Krishtin përgjithmonë;

do të trashëgojnë të gjitha gjërat;

janë të sigurt për fitoren përfundimtare mbi . . .

    • mëkatin,

    • botën,

    • mishin,

    • djallin,

    • çdo trishtim,

    • vdekjen,

    • ferrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes