Një Njeri Vërtet i Përulur!

Perulesia

Një Njeri Vërtet i Përulur!
Jonathan Edwards (1703–1758)

Teolog, predikues dhe filozof amerikan, një nga figurat më të rëndësishme të Zgjimit të Madh në shekullin e 18-të, i konsideruar si një nga mendimtarët më të mëdhenj kalvinistë në historinë amerikane.

Përulësia mund të përkufizohet si një gjendje zakoni e mendjes dhe e zemrës që i korrespondon padenjësisë dhe ligësisë sonë përpara Perëndisë, me një prirje për sjellje në përputhje me këtë.

Një njeri vërtet i përulur është i ndërgjegjshëm për . . .
shtrirjen e vogël të dijes së tij,
shtrirjen e madhe të padijes së tij,
dhe dobësinë e tij të madhe shpirtërore.

Ai është i ndërgjegjshëm . . .
për largësinë e tij natyrore nga Perëndia,
për varësinë e tij ndaj Tij,
për pamjaftueshmërinë e fuqisë dhe urtësisë së tij,
se është me fuqinë e Perëndisë që ai mbahet dhe sigurohet,
se i nevojitet urtësia e Perëndisë që ta udhëheqë dhe drejtojë, dhe
se i nevojitet fuqia e Tij që ta aftësojë për të jetuar një jetë të shenjtë.

Njeriu që ndodhet nën ndikimin e një fryme të përulur . . .
është i kënaqur me një gjendje të tillë që Perëndia pëlqen t’ia caktojë,
nuk është lakmitar për nder ose famë, dhe
nuk përpiqet të duket i lartësuar mbi të afërmit e tij.

Përulësia gjithashtu priret të parandalojë një sjellje arrogante dhe sunduese. Përkundrazi, përulësia e shtyn njeriun drejt një sjelljeje të përulur edhe ndaj më të liqve dhe më të ulëtve, dhe t’i trajtojë më të ultët me mirësjellje dhe dashamirësi, duke qenë i ndërgjegjshëm për përcmueshmërinë e vet përpara Perëndisë.

Nëse ne atëherë i konsiderojmë vetet tona si ndjekësit e Jezusit të butë, të përulur dhe të kryqëzuar, ne do të ecim me përulësi përpara Perëndisë dhe njerëzve gjatë gjithë ditëve të jetës sonë mbi tokë.

Njih Perëndinë.

Rrëfe hiçësinë dhe padenjësinë tënde përpara Tij.

Mos i beso vetes.

Mbështetu vetëm te Krishti.

Moho çdo lavdi, përveç asaj për Të.

Dorëzoja vetveten me gjithë zemër vullnetit dhe shërbimit të Tij.

Shmang një sjellje ambicioze, madhështore, dominuese, arrogante, përçmuese, kokëfortë, vetë-justifikuese; dhe përpiqu gjithnjë e më tepër për një frymë të përulur, atë që Krishti shfaqi ndërsa ishte mbi tokë.

Përulësia është një cilësia më thelbësore dhe dalluese në çdo devotshmëri të vërtetë!

Prandaj kërkoje me ngulm, dhe ushqe me zell e me lutje një frymë të përulur, dhe Perëndia do të ecë me ty këtu poshtë, dhe së shpejti do të të “nxjerrë para lavdisë së tij të paqortueshëm dhe me gëzim!” Juda 1:24

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes