Trinia – Çfarë thotë Bibla për Perëndinë Triun

Trinia

Trinia

Çfarë thotë Bibla për Perëndinë Triun

Referenca të përgjithshme për Perëndinë Triun

Zan. 3:22a; 11:7; Rom. 8:9; 1 Kor. 12:3-6; 2 Kor. 13:14a; Ef. 4:4-6; 1 Pjet. 1:2; Juda 1:20-21; Mt. 3:16-17; 28:19; Ps. 18:2; 1 Kor. 10:4; Eks. 20:2; Gjn. 20:28; Vep. 5:3-4.

Zanafilla 3:22a – “Dhe ZOTI Perëndi tha: Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen…”

Zanafilla 11:7 – “Eja, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit.”

Romakëve 8:9 – “Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se dikush nuk ka Frymën e Krishtit, nuk është i tij.”

1 Korintasve 12:3-6 – “Prandaj ju bëj të ditur se asnjë që flet në Frymën e Perëndisë nuk i thotë Jezusit, i mallkuar; dhe asnjë nuk mund t’i thotë Jezusit, Zot, vecëse në Frymën e Shenjtë… Ka larmi dhuntish, por është i njëjti Frymë… ka edhe larmi shërbimesh, por është i njëjti Zot… Dhe ka larmi veprueshmërish, por është i njëjti Perëndi i cili i vepron të gjitha gjërat në të gjithë.”

2 Korintasve 13:13 – “Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë.”

Efesianëve 4:4-6 – “ Éshtë një trup dhe një Frymë, sikurse ju u thirrët në një shpresë të thirrjes suaj. Një Zot, një besim, një pagëzim, një Perëndi dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, përmes të gjithëve dhe në ju të gjithë.”

Juda 1:20-21 – “Por ju, të dashur, duke ndërtuar veten tuaj mbi besimin tuaj shumë të shenjtë, duke u lutur në Frymën e Shenjtë, mbahuni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë, Jezu Krisht, për jetën e përjetshme.”

Mateu 3:16-17 – “Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë të zbresë si një pëllumb e të vijë mbi të; dhe ja një zë prej qiellit që tha: ”Ky është Biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim.”

Mateu 28:19 – “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjithë kombet, duke i pagëzuar në emër [shënim: njëjës] të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë.”

Psalmi 18:2 – “ZOTI (Jehova) është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e lartë.” 1 Kor. 10:4 – “dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti.”

Eksodi 20:2Unë jam ZOTI, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.” 

Gjoni 20:28 – “Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: ”Zoti im dhe Perëndia im!”.

Veprat 5:3-4 – “Por Pjetri i tha: ”Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës? Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe pasi u shit a nuk ishte në pushetin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk gënjeve njerëzit, por Perëndinë!”.

 

A. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI I PËRJETSHËM

Rom. 16:26; Heb. 9:14; Mik. 5:2; Eks. 3:14; Gjon. 8:58; Zbu. 22:13.

Romakët 16:26 – “Por tani u shfaq me anë të Shkrimeve të profetëve, sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshëm dhe u njoh ndër të gjitha kombet, për t’i sjellë në bindjen e besimit.”

Hebrenjve 9:14 – “Aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së përjetshëm ia ofroi veten e tij të patëmetë Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë!

MIkea 5:2 – “Por ti, o Bethlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai [Jezusi] që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë“.

Eksodi 3:14 – “Perëndia i tha Moisiut: «UNË JAM AI QË JAM». Pastaj tha: «Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “UNË JAM-i më ka dërguar tek ju”».

Gjoni 8:58 – “Jezusi u tha atyre: «Në të vërtetë, në të vërtetë, unë po ju them: Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam».

Zbulesa 22:13 [Jezusi] – “Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit».

 

B. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI I SHENJTË

Isa. 6:3; Zb. 4:8; 15:4; Vep. 3:14; 1 Gjn. 2:20.

Isaia 6:3 – “Njëri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij».”

Zbulesa 4:8 – “Edhe të katër qeniet e gjalla kishin, secila, nga gjashtë krahë përqark, edhe përbrenda ishin plot me sy; dhe nuk pushojnë kurrë, as ditë, as natë, duke thënë: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Gjithëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen!».

Zbulesa 15:4 – “Kush nuk do të të ketë frikë ty, o Zot, dhe nuk do të lëvdojë emrin tënd? Sepse vetëm ti je i Shenjtë; sepse të gjitha kombet do të vijnë dhe do të adhurojnë përpara teje, sepse gjykimet e tua të drejta u shfaqën».

Veprat 3:14 – “Por ju e mohuat të Shenjtin, të Drejtin, dhe kërkuat që t’ju jepej një vrasës.”

1 Gjoni 2:20 – “Dhe ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe dini çdo gjë.”

 

C. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI I VËRTETË

Gjn. 7:28; Zb. 3:7.

Gjoni 7:28 – “Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: «Ju dhe më njihni dhe e dini se nga jam: dhe unë s’kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë të cilin ju nuk e njihni.” Zbu. 3:7 – «Dhe engjëllit të kishës së Filadelfisë shkruaji: këtë thotë i Shenjti, i Vërteti, ai që ka çelësin e Davidit, ai që hap dhe askush nuk mbyll; dhe mbyll dhe askush nuk hap.”

Zbulesa 3:7 – «Dhe engjëllit të kishës së Filadelfisë shkruaji: këtë thotë i Shenjti, i Vërteti, ai që ka çelësin e Davidit, ai që hap dhe askush nuk mbyll; dhe mbyll dhe askush nuk hap.”

 

D. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI I GJITHËPRANISHËM

Jer. 23:24; Ef. 1:23; Ps. 139:7.

Jeremia 23:24 – “A mund të fshihet dikush në vende të fshehta që unë të mos e shoh?», thotë Zoti. «A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën?», thotë Zoti [Jehova].

Efesianëve 1:23 – “E cila është trupi i tij, plotësia e atij [Jezusi] që mbush gjithçka, në të gjitha.”

Psalmi 139:7 – “Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?

 

E. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI I GJITHËFUQISHËM

Zan. 17:1; Zb. 1:8; Rom. 15:19; Jer. 32:17; Heb. 1:3; Lk. 1:35; Isa. 9:6; Fil. 2:7.

Zanafilla 17:1 – “Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: «Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm.

Zbulesa 1:8 – “Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi,” thotë Zoti “që është dhe që ishte dhe që vjen, i Plotfuqishmi.”

Romakëve 15:19 – “Me fuqi shenjash dhe mrekullish, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu që, prej Jerusalemit e përqark gjer në Iliri kam përmbushur shpalljen e ungjillit të Krishtit.

Jeremia 32:17 – “Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.”

Hebrenjve 1:3 – “Ai [Jezusi], duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe, duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri, përmes vetes së tij, pastrimin e mëkateve tona, u ul në të djathtë të Madhërisë, në vendet e larta.”

Luka 1:35 – “Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ”Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.”

Isaia 9:5 – “Sepse na ka lindur një fëmijë [Jezusi], një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.

Filipianëve 2:7 – “Por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit.

 

F. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PARAQITET SI AI QË JEP SHËRBYES

Jer. 3:15; Ef. 4:11; Vep. 20:28; Jer. 26:5; Mt. 10:5; Vep. 13:2; Isa. 6:8.

Jeremia 3:15 – “Do t’ju jap pastaj barinj sipas zemrës sime, që do t’ju kullosin me dije dhe dituri.

Efesianëve 4:11 – “Dhe ai [Jezusi] dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë, të tjerë si barinj e mësues.”

Jeremia 26:5 – “Dhe për t’u kushtuar kujdes fjalëve të shërbëtorëve të mi, të profetëve, që ju kam dërguar me ngut dhe këmbëngulje (por që ju nuk i keni dëgjuar).

Mateu 10:5a – “Këta janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi i urdhëroi…

Veprat 13:2 – “Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: «M’i ndani veç Barnaban dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur».

Isaia 6:8 – “Pastaj dëgjova zërin e Zotit që thoshte: «Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?». Unë u përgjigja: «Ja ku jam, dërgomë mua!».

 

G. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI KRIJUES

Zan. 1:1; 1:26; Kol. 1:16; Job 33:4; Gjn. 1:3; Job 26:13.

Zanafilla 1:1 – “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

Zanafilla 1:26a – “Pastaj Perëndia tha: «Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne dhe të ushtrojë sundimin e tij.”

Kolosianeve 1:16 – “Sepse në të [Jezusin] u krijuan të gjitha, ato që janë në qiej dhe ato mbi dhé, ato që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha janë krijuar me anë të tij dhe ndaj tij.

Jobi 33:4 – “Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe hukatja e të Plotfuqishmit më jep jetë.

Gjoni 1:3 – “Të gjitha u bënë me anë të tij [Jezusi] dhe pa atë nuk u bë as edhe një nga ato që janë bërë.

Jobi 26:13 – “Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarprin dredharak.

 

H. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PARAQITET SI SHENJTËRUES

Juda 1:1; Heb. 2:11; 1 Pjet. 1:2.

Juda 1:1 – “Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëlla i Jakobit, të thirrurve, që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të mbajtur në Jezu Krishtin.”

Hebrenjve 2:11 – “Sepse si ai [Jezusi], që shenjtëron, edhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; për këtë shkak nuk turpërohet t’i quajë vëllezër.

1 Pjetri 1:2 – “Të zgjedhurve sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit, me anë të shenjtërimit të Frymës, për bindje dhe për spërkatje me gjakun e Jezu Krishtit: hir dhe paqe ju shtoftë.”

 

I. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN ËSHTË PËRSHKRUAR SI AUTOR I TË GJITHA VEPRIMEVE SHPIRTËRORE

Heb. 13:21; Kol. 1:28-29; 1 Kor. 12:11.

Hebrenjve 13:21 – “Ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar në ju atë që është e pëlqyer përpara tij, përmes Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve.

Kolosianëve 1:28-29 – “Që ne e kumtuam, duke e paralajmëruar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Krishtin Jezus; për këtë edhe mundohem duke u përpjekur, sipas veprueshmërisë së tij që vepron tek unë me fuqi.

1 Korintasve 12:11 – “Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç, ashtu si do vetë.

 

J. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN ËSHTË PËRSHKRUAR SI BURIM I JETËS SË PËRJETSHME

Rom. 6:23; Gjn. 10:28; Gal. 6:8.

Romakeve 6:23 – “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme nëpërmjet Krishtit Jezus, Zotit tonë.

Gjoni 10:28 – “Dhe unë [Jezusi] u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime.”

Galatasave 6:8 – “Sepse ai që mbjell në mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell në Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.”

 

K. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI MËSUES

Isa. 54:13; Lk. 21:15; Gjn. 14:26; Isa. 48:17; Gal. 1:12; 1 Gjn. 2:20.

Isaia 54:13 – “Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Zoti dhe e madhe ka për të qenë paqja e bijve të tu.

Luka 21:15 – “Sepse unë [Jezusi] do t’ju jap gojë e urtësi të atillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje të flasin kundër ose t’i rezistojnë.

Gjoni 14:26 – “Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, ai do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.

Isaia 48:17 – “Kështu thotë Zoti, Shpengimtari yt, i Shenjti i Izraelit: «Unë jam Zoti [Jehova], Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.

Galatasve 1:12 – “Sepse edhe unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.”

1 Gjoni 2:20 – “Dhe ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe dini çdo gjë.

 

L. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI RINGJALLËS I KRISHTIT NGA TË VDEKURIT

1 Kor. 6:14; Gjn. 2:19; 1 Pjet. 3:18.

1 Korintasve 6:14 – “Por Perëndia edhe Zotin e ringjalli edhe ne do të na ringjallë përmes fuqisë së tij.

Gjoni 2:19 – “Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: «Prisheni këtë tempull dhe për tri ditë do ta ngre!».”

1 Pjetri 3:18 – “Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra sipas mishit, por u ngjall me anë të Frymës.

 

M. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI FRYMËZUES I PROFETËVE

Heb. 1:1; 2 Kor. 13:3; Mk. 13:11.

Hebrenjve 1:1 – “Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve,”

2 Korintasve 13:3 – “Sepse ju kërkoni provë të Krishtit që flet në mua; dhe ai s’është i dobët ndaj jush, por është i fuqishëm ndër ju.”

Marku 13:11 – “Por, kur t’ju çojnë për t’ju dorëzuar, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe as mos e paramendoni; por thoni çfarë t’ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë.

 

N. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN PËRSHKRUHET SI I GJITHËDIJSHËM

Vep. 15:17-18; Gjn. 21:17; 1 Kor. 2:10-11.

Veprat 15:17-18 – “Që njerëzit e tjerë dhe gjithë kombet mbi të cilat thirret emri im, të kërkojnë Zotin, thotë Zoti që i bën të gjitha këto”. Që nga përjetësia i janë të njohura Perëndisë të gjitha veprat e tij.”Gjoni 21:17 – “E pyeti për të tretën herë: «Simon i Jonas, a më do ti mua?». Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: «A më do ti mua?», dhe i tha: «Zot, ti i di të gjitha gjërat, ti e di se unë të dua». Jezusi i tha: «Kulloti delet e mia.”

1 Korintasve 2:10-11 – “Po Perëndia na i zbuloi me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton gjithçka, edhe të thellat e Perëndisë. Sepse, cili nga njerëzit njeh gjërat e njeriut, përveç frymës së njeriut që është në të? Po kështu asnjeri s’i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Frymës së Perëndisë.”

 

O. ÇDO PERSON NË PERËNDINË TRIUN MERR PJESË NË VEPRËN E SHPËTIMIT

2 Thes. 2:13-14; Titit 3:4-6; 1 Pjet. 1:2.

2 Thesalonikasve 2:13-14 – “Por ne kemi detyrë ta falënderojmë Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, që Perëndia ju zgjodhi që në fillim për shpëtim, në shenjtërimin e Frymës dhe të besimit në të vërtetën; tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë, Jezu Krisht.”

Titi 3:4-6 – “Po kur u shfaq dashamirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë dhe dashuria e tij për njerëzit, na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta, që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë, të cilën e derdhi me mbushulli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë,”

1 Pjetri 1:2 – “Të zgjedhurve sipas paranjohjes së Perëndisë, Atit, me anë të shenjtërimit të Frymës, për bindje dhe për spërkatje me gjakun e Jezu Krishtit: hir dhe paqe ju shtoftë.”

 

P. EMRAT E TË TRE PERSONAVE NË PERËNDINË TRIUN PËRDOREN NË PAGËZIM

Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,” (Mateu 28:19)

 

PËRFUNDIM

Ne mund të shohim nga dëshmia e gjerë biblike më sipër se ata që pranojnë Perëndinë në tre persona hyjnorë janë në përputhje të plotë me Shkrimin dhe nuk adhurojnë tre perëndi të ndara.

 

 

Autor i panjohur

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes