Psalmi 101:3 — “Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe!”
Përgjatë epokave, burrat e perëndishëm gjithmonë kanë qëndër kundër Shfaqjeve Teatrale dhe prishjes morale që ato sillnin në shoqëri.
William Plumer (1759 – 1850):
“Teatri është një vend i lig. Në këtë vorbull vesesh:
hapi i parë është te teatri,
hapi tjetër është te pijetorja,
pastaj te shoqëria e pandershme,
pastaj te bordelloja,
pastaj te sëmundja,
pastaj te vdekja,
dhe hapi i fundit, në FERR!”
Agustini (354 – 430):
“Shfaqjet teatrale janë përmbysëse të mirësisë dhe ndershmërisë, shkatërruese të çdo modestie dhe dëlirësie.”
Seneka (4 paraK. – 65 pasK.):
“Asgjë nuk është aq shkatërruese për sjelljen apo moralin e mirë, sa pjesëmarrja në teatër.”
Gregori i Nazianzës (329 – 390):
“Skenat teatrale janë punishtet epshore të të gjithë papastërtisë dhe ndyrësisë.”
Tillotson (1630 – 1694):
“Skena teatrale është foltorja e djallit, një çerdhe e shthurjes dhe e vesit. Është një argëtim që nuk duhet lejuar në një komb të qytetëruar, aq më pak ndër një popull të krishterë.”
Kongresi Amerikan, 12 Tetor 1778:
“Meqë feja e vërtetë dhe morali i mirë janë themeli i vetëm i qëndrueshëm i lirisë dhe lumturisë publike: U vendos, që t’u rekomandohet me ngulm shteteve të ndryshme, të marrin mjetet më të efektshme për shtypjen e argëtimeve teatrale, garave me kuaj, bixhozit dhe çdo lloj tjetër dëfrimi që prodhon përtaci, shthurje dhe një prishje të përgjithshme të parimeve dhe sjelljes.”
‘Largoi sytë e mi nga gjërat e kota!’ — Psalmi 119:37
[Shënim i botuesit: Mund të imagjinohet se çfarë do të thoshin autorët e mësipërm për median e degjeneruar sot me të cilën shumë veta që e quajnë veten të krishterë argëtohen! Dhe çfarë thotë Perëndia për këtë!]












