THENIE BIBLIKE

 Jezu Krishti (Ungjilli)

“Përmbledhja e të gjithë doktrinës hyjnore është thjesht Jezus Krishti.”  ~Martin Luteri~

“Ungjilli i Jezu Krishtit duhet te mbrohet ne cdo brez. Eshte gjithmone qendra e sulmit e forcave te se keqes.” – R. C. Sproul

 

Hiri (Shpetimi)

“Ne mohojmë që hiri është një shpërblim për besimin tonë …ai, është shkaku i besimit. Jezusi siguron gjithcka që kemi nevojë për shpëtim, duke përfshirë edhe një zemër të re për të besuar.”
– Monergism.com

“Hiri nuk ka të bëjë ASGJË me marrësin, por GJITHÇKA me dhënësin”. – Tom Mor De Lasa

“Perëndia e di që ne nuk kemi asgjë nga vetja, prandaj në besëlidhjen e hirit Ai kërkon jo më shumë sesa jep, por jep atë që Ai kërkon, dhe pranon atë që Ai jep.” – Richard Sibbes, The Bruised Reed

“Ne e duam Ate sepse Ai na deshi i pari. Nese Ai nuk do te na kishte zgjedhur qe te beheshim bijte e Tij, ne nuk do ta kishim zgjedhur kurre Ate qe te behej Perendia yne.” – Arthur Pink

 “Ishte Krishti ai qe, ne dashurine e tij te papershkrueshme, erdhi te kerkoje dhe te shpetoje ate qe kishte humbur. Eshte Bariu ai qe kerkon delen dhe jo delja qe kerkon Bariun.” – A. W. Pink

“Ashtu si zogu me krah te thyer eshte “i lire” te fluturoje por nuk eshte i afte, po keshtu edhe njeriu natyror eshte i lire per te ardhur te Perendia por nuk eshte i afte.” – Lorain Boettner.

“Nese Hiri varet nga bashkepunimi yne atehere ai nuk eshte me Hir”. – MARTIN LUTERI

“Hiri jepet, sepse “vullneti i lire” nuk mund te beje asgje.” ~ Martin Luther

“Nje njeri nuk mund te jete thellesisht i perulur derisa ai te arrije te kuptoje qe shpetimi i tij qendron teresisht pertej fuqive, keshillave, perpjekjeve, vullnetit, dhe veprave te tij dhe varet absolutisht ne kenaqesine, keshillen, vullnetin, dhe vepren e nje Tjetri, vetem Perendise. Sepse nese njeriu, eshte i bindur qe ai eshte i afte te beje gjene me te vogel drejt shpetimit te tij, mban konfidence ne veten e tij, dhe nuk humb cdo shprese te vetja, ai nuk eshte i perulur perpara Perendise.” ~ Martin Luther 1483-1546

NE NUK E “GJEJME” PERENDINE Si rezultat i kerkimit tone per Te. NE GJEHEMI NGA AI. Kerkimi per Perendine nuk perfundon kur kthehemi ne besim; AI FILLON KUR KTHEHEMI NE BESIM. Eshte personi i kthyer ne besim i cili me te vertete dhe sinqerisht e kerkon Perendine. – R. C. Sproul

 

Ungjillizimi

“Une besoj se ne e fyejme Krishtin kur mendojme qe duhet ti terheqim njerezit me ane te dickaje tjeter pervec predikimit te Krishtit te kryqezuar.” – Spurgeon.

“Pali e neutralizoi te gjithe filozofine seeker-sensitive te rritjes se kishes ne pese fjale: “Asnje nuk e kerkon Perendine” (Romaket 3:11). – Jeremiah Johnson

“Detyra e predikuesit nuk eshte qe te “marre vendime”. Detyra e tij eshte te shpalle Lajmin e mire dhe ti nxise burrat dhe grate te shkojne te Krishti. Kjo eshte menyra sesi Perendia shpeton…Keto role nuk duhen ngaterruar kurre. Roli i predikuesit eshte qe ti nxise burrat dhe grate qe te besojne te Krishti. Kaq eshte e gjitha. Dhe kaq mjafton. Perendia eshte i afte te beje gjithcka tjeter” ~Fred G. Zaspel~


“Nese ti luan me mesazhin e ungjillit sic eshte paraqitur ne Shkrime, dhe nese ti paraqet nje version te zbutur, te zbukuruar dhe te embelsuar te tij thjesht sepse ti mendon se eshte me interesant, me terheqes, me popullor dhe me miqesor – ti do tu kushtosh njerezve shpirtrat e tyre!”
~Mark Kielar~

“Pali e neutralizoi te gjithe filozofine seeker-sensitive te rritjes se kishes ne pese fjale: “Asnje nuk e kerkon Perendine” (Romaket 3:11). – Jeremiah Johnson

 

Perëndia (Atributet)

“Sovraniteti i Perendise nenkupton qe Perendia eshte Perendi; Ai vepron ASHTU sic do, KU te doje, SI te doje, ME KE te doje.” – A. W. Pink


Sprovat

“Sprovat e zjarrta bejne te krishtere te arte.” –  Puritani Thomas Watson

 

Bibla

“Ka me shume nga lavdia e tij te Fjala sesa ka ne te gjithe krijimin e qiellit dhe te tokes.”
– Puritani Jeremiah Burrough

“Cfare do gjeje qe mund te thuhet per doktrinen e Zgjedhjes, ajo eshte e shkruar ne Fjalen e Perendise si me nje pene te hekurt, dhe nuk mund te hiqet; ajo qendron aty.” – Spurgeon

“Nje njeri i perulur dhe i lutjes do te gjeje nje mije gjera ne Bibel qe studenti krenar nuk do arrije ti dalloje.”  – J. C. Ryle

“Ballafaqoi te gjitha gjerat me Fjalen e Perendise; te gjithe predikuesit, te gjitha mesimet, te gjithe predikimin, te gjitha doktrinat, te gjitha predikimet, te gjitha shkrimet, te gjitha opinionet, te gjitha praktikat – ballafaqo cdo gje me Fjalen e Perendise.”  ~J.C. Ryle~

“Mos e interpreto Shkrimin nen driten e eksperiencave, por shqyrto eksperiencat e tua nen driten e Shkrimit.”  ~Martyn Llyod-Jones~

“Cila eshte mbrojtja me e mire kunder doktrines fallco? Bibla: Te lexuarit rregullisht e Bibles, te luturit rregullisht mbi te, dhe te studuarit rregullisht e saj.”  ~J.C. Ryle~

“Njeriu qe do qe te degjoje Perendine te lexoje Shkrimet e Shenjta.” ~Martin Luther~

 

Lutja

“Lutja eshte antidoti me i mire kunder tundimit.” – Thomas Watson

“Ndalo se luturi dhe do te fillosh te mekatosh” – William Gurnall

“Menyra me e mire per te luftuar mekatin eshte ne gjunjet tane.” –  Thomas Watson

 

Mëkati  

“Mekati eshte mitra e hidherimeve tona dhe varri i ngushellimit tone.” – Thomas Watson

“Derisa mekati te behet i hidhur per ty, Krishti nuk do te behet i embel per ty” – Thomas Watson 

“Mekati te nje njeri i padrejte eshte si helmi te nje gjarper; eshte ne vendin e tij natyror.” – Thomas Brooks

Predikimi

“Detyra kryesore e kishës dhe e predikuesit të krishterë është predikimi i Fjalës së Perëndisë.”
~ Martyn Lloyd-Jones

“Predikimi i fort prodhon zemra te buta. Predikimi i butë prodhon zemra te Forta.” – John MacArthur

“Ne nuk kemi asnje arsye qe te turperohemi per cdo deklarate qe bejme ne podium per aq kohe sa eshte sipas Shkrimit.”   ~J.C. Ryle~

“Une besoj se predikimi eshte thelbesor per jeten e kishes. Predikimi/mesimi vendos tonin dhe parametrat per te gjitha funksionet e tjera te kishes. Te kuptuarit tone per shoqerine, ungjillizimin, disiplinen, adhurimin, etj., te gjitha dalin nga te kuptuarit tone te fjales se Perendise. Pa predikim dhe mesim te shendoshe gjithcka do te caloje. Prandaj, predikimi eshte i nje rendesie themelore ne jeten e kishes.”  ~Voddie Baucham~

 

Pendesa

“Njohuria pa pendesë do të jetë thjesht një pishtar për t’u ndriçuar njerëzve udhën drejt ferrit”. – Thomas Watson

 

Kisha

“Me thuaj cfare po thote bota sot, dhe une do te te them se cfare do te jete duke thene kisha pas shtate vitesh.” – Francis Schaeffer

 

Fryma e Shenjtë

“Vetëm Fryma e Perëndisë mund ta bëjë një person të sigurt së brëndshmi për të vërtetën e zbulesës hyjnore.” ~Herman Bavinck~

“Dëshmia e Frymës së Shenjtë në zemrat e besimtarëve nuk është një zbulesë ose komunikim i ri të vërtetave të panjohura. Në mënyrë thelbësore është ndryshe nga profecia dhe frymëzimi; na bën vetëm që të kuptojmë të vërtetën që ekziston jashtë nesh dhe pavarësisht nga ne si e vërtetë, dhe si pasojë e konfirmon dhe e vulos në ndërgjegjen njerëzore.”
~Herman Bavinck~

 

Njeriu

“Une kam me shume frike nga vete zemra ime sesa nga papa dhe te gjithe kardinalet e tij”
– Martin Luteri

 

Te tjera

“Rezoluta Nje: Une do te jetoj per Perendine.
Rezoluta Dy: Nese asnje tjeter nuk jeton per Te, une do te vazhdoj.”  ~Jonathan Edwards~

“Kur Djalli të hedhi mëkatet e tua në fytyrë dhe deklaron që ti meriton vdekjen dhe ferrin, thuaji atij këtë: “Unë e pranoj që e meritoj vdekjen dhe ferrin, por cfarë pastaj? Sepse unë njoh Dikë, që vuajti dhe kënaqi drejtësinë në vendin tim. Emri i tij është Jezus Krisht, Biri i Perëndisë, dhe atje ku është Ai do të jem edhe unë gjithashtu!”’ ~Martin Luteri~

“A e praktikon mortifikimn?; A është puna jotë e përditshme?; Praktikoje gjithmonë ndërsa jeton; Mos pusho asnjë ditë nga kjo punë; Vrite mëkatin ose ai do të të vrasë ty.” ~ John Owen

“Oh, që sytë e mëkatarëve të hapen – që ata mund të shohin ndryshimin e gjërave, bukurinë që ndodhet në shenjtërinë, dhe çmendurinë që ndodhet te mëkati!” ~ Thomas Watson

“…njeriu kurrë nuk preket dhe ndikohet mjaftueshëm nga vetëdija e gjëndjes së tij të ulët derisa të ketë krahasuar veten me madhështinë e Perëndisë.” ~ John Calvin

“Në momentin që mendojmë se ne meritojmë mëshirë, një zile alarmi duhet të tringëllojë në kokën tonë sepse nuk po flasim më për mëshirë, por për drejtësi.” – R. C. Sproul

“Peshqit e ngordhur notojnë bashkë me rrymën – peshqit e gjallë notojnë kundër saj.” ~ Thomas Watson

“Njënjeri i moralshëm nuk ështëasgjëtjetër vecëse Adami i vjetër i veshur me rroba të mira” – Thomas Watson

“Është i pamend ai doktor dhe një mik tejet jo besnik, ai i cili do të lejojë që i sëmuri të vdesë prej frikës se mos e shqetëson; mjeranë mizorë jemi ne për miqtë tanë që më mirë do t’i lejojmë të shkojnë qetësisht në Ferr sesa t’i inatosim ose të rrezikojmë reputacionin tonë me ta.” – Richard Baxter

“Nese nje njeri i lig duket se ka paqe kur eshte prane vdekjes, kjo nuk eshte nga njohja e lumturise se tij, por nga injoranca e rrezikut te tij.” – Thomas Watson

“Ruaje zemren tende ashtu sic do te ruaje nje thesar. Nje njeri qe ka nje thesar te madh lekesh dhe xhevahiresh, do ti ruaje ato me kyc qe te mos i vjedhin. O i/e krishtere, ti mban nje thesar te cmuar me vete – zemren! Djalli dhe bota duan te ta vjedhin kete xhevahir. Oh, ruaje zemren ashtu sic do te ruaje jeten tende. Nese ta vjedhin kete thesar – ti je i shkaterruar.” – Thomas Watson

“Une besoj se shumica e Arminianizmit te sotem eshte thjesht injorance e doktrines se Ungjillit; dhe nese njerezit do te studionin Biblat e tyre, dhe ta merrnin fjalen e Perendise ashtu sic eshte, ata ne menyre te paevitueshme, nese jane besimtare, do te ngriheshin te gezoheshin ne doktrinat e hirit.” – Spurgeon

“Eshte me mire qe te kesh aprovimin e Perendise, sesa duartrokitjen e botes” ~Puritani Thomas Watson~

“Ai qe e ka nje kembe ne qiell te mos kete frike te vendose kemben tjeter ne varr.” ~ Puritani John Flavel~

 

Perla të Urta nga Zhan Kalvin

1509–1564

Zemra e njeriut është një fabrikë e pandalshme idhujsh!

~ ~ ~ ~

Gjërat e fshehta të Perëndisë nuk duhen hulumtuar.

Ato gjëra që Ai ka zbuluar, nuk duhen anashkaluar.

“Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë tërë fjalët e këtij ligji.” Ligji i Ripërtërirë 29:29

~ ~ ~ ~

Kur Perëndia dëshiron të gjykojë një komb, Ai u jep atyre sundimtarë të ligj!

~ ~ ~ ~

Unë kam frikë se shkollat do të vërtetohen si vetë portat e Ferrit, nëse nuk punojnë me zell në shpjegimin e Shkrimeve të Shenjta dhe gdhendjen e tyre në zemrën e të rinjve.

~ ~ ~ ~

Kur Bibla flet, Perëndia flet!

~ ~ ~ ~

Perëndia paracaktoi, për lavdinë e Tij dhe për shfaqjen e atributeve të Tij të mëshirës dhe drejtësisë, një pjesë të rracës njerëzore, pa asnjë meritë të tyren, për shpëtim të përjetshëm; dhe një pjesë tjetër, si ndëshkim të drejtë për mëkatin e tyre, në dënim të përjetshëm.

~ ~ ~ ~

Asgjë, duke përfshirë edhe vuajtjen njerëzore, nuk ndodh rastësisht.

~ ~ ~ ~

Unë kam hequr dorë nga gjithçka për Krishtin, dhe çfarë kam gjetur?

Unë kam gjithçka në Krishtin!

~ ~ ~ ~

Perëndia vepron te të zgjedhurit e Tij në dy mënyra:

Brenda nesh, përmes Frymës së Tij;

Jashtë nesh, përmes Fjalës së Tij.

~ ~ ~ ~

Askush nuk do të nënshtrohet me qetësi për të mbajtur kryqin, përveç atyre që kanë mësuar ta kërkojnë lumturinë e tyre përtej kësaj bote!

~ ~ ~ ~

Pa frikën e Perëndisë, njerëzit nuk mbajnë as drejtësinë në mes tyre!

~ ~ ~ ~

Qeni leh kur i sulmohet i zoti. Unë do të isha një frikacak nëse do të shihja që e vërteta e Perëndisë sulmohet e megjithatë të heshtja.

~ ~ ~ ~

Zemra e njeriut ka aq shumë skuta ku fshihet kotësia, aq shumë vrima ku vepron falsiteti, është aq e stolisur me hipokrizi mashtruese, saqë ajo shpesh mashtron edhe veten e saj!

~ ~ ~ ~

Kudo ku shohim Fjalën e Perëndisë të predikuar dhe të dëgjuar në mënyrë të pastër, atje ekziston një kishë e Perëndisë, edhe pse ajo mund të ketë shumë të meta.

~ ~ ~ ~

Sepse çfarë është idhujtaria, nëse jo kjo: të adhurosh dhuratat në vend të vetë Dhuruesit?

~ ~ ~ ~

Shkrimi është si një palë syze të cilat dëbojnë errësirën dhe na japin një pamje të qartë të Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Sëmundjet tona fizike na shërbejnë si ilaçe për të na pastruar nga dëshriat e botës dhe nga ajo që është e tepërt në ne.

~ ~ ~ ~

Ndërsa të gjithë njerëzit kërkojnë lumturinë, pothuajse një në njëqind nuk e kërkon atë te Perëndia.

~ ~ ~ ~

Lavdia e Perëndisë shkëlqen, me të vërtetë, në të gjitha krijesat lart dhe poshtë, por kurrë më shndritshëm se në kryq!

~ ~ ~ ~

Të kërkosh urtësinë jashtë Krishtit, nuk është thjesht pamendësi, por çmenduri e plotë.

~ ~ ~ ~

Të ndërhysh në lutje për njerëzit, është mënyra më e fuqishme dhe më praktike me të cilën mund të shprehim dashurinë tonë për ta.

~ ~ ~ ~

Njeriu, me gjithë mprehtësinë e tij, është aq i marrë për të kuptuar misteret e Perëndisë, aq sa një gomar është i paaftë për të kuptuar harmoninë muzikore.

~ ~ ~ ~

Gjaku i Krishtit është i nevojshëm për të pastruar fajet që u ngjiten veprave tona më të mira!

~ ~ ~ ~

Secili prej nesh, që nga barku i nënës, është një mjeshtërbërës i madh i idhujve!

~ ~ ~ ~

Satani është një teolog i regjur!

~ ~ ~ ~

Shkëlqyeshmëria e Kishës nuk konsiston në numrin e madh, por në pastërtinë e saj.

~ ~ ~ ~

Urtësia e vërtetë përbëhet nga dy gjëra: njohja e Perëndisë dhe njohja e Vetes.

~ ~ ~ ~

Ne nuk do të jemi kurrë të përshtatur për shërbim ndaj Perëndisë, nëse ne nuk shikojmë përtej kësaj jete që po kalon.

~ ~ ~ ~

Bibla është skeptri me të cilin Mbreti Qiellor sundon Kishën e Tij!

~ ~ ~ ~

Një i krishterë i vërtetë nuk do t’ia atribuojë asnjë begati zellit, industrisë ose fatit të tij të mirë—por do të pranojë se Perëndia është autori i saj.

~ ~ ~ ~

Perëndia e bëri botën pa dyshim që ajo të ishte një shfaqje e lavdisë së Tij hyjnore.

~ ~ ~ ~

Një njeri që lëvdon veten është budalla!

~ ~ ~ ~

Të gjitha gjërat qeverisen kaq shumë nga këshilla e fshehtë e Perëndisë, saqë asgjë nuk ndodh përveç asaj që Ai me vetëdije dhe dëshirë ka dekretuar.

~ ~ ~ ~

Verbëria e jobesimtarëve nuk e zbeh në asnjë mënyrë qartësinë e ungjillit. Dielli nuk është më pak i shndritshëm sepse njerëzit e verbër nuk e perceptojnë dot dritën e tij.

~ ~ ~ ~

Është e qartë se njeriu nuk arrin kurrë në një njohje të vërtetë të vetvetes, derisa më parë ai të ketë soditur fytyrën e Perëndisë, dhe të ketë zbritur pas një soditjeje të tillë për të parë te vetja e tij.

~ ~ ~ ~

Ndërmjetësimi i Krishtit është aplikimi i vazhdueshëm i vdekjes së Tij për shpëtimin tonë.

~ ~ ~ ~

Perëndia nuk filloi të na donte pasi u pajtuam me gjakun e Birit të Tij, por përpara themelimit të botës!

~ ~ ~ ~

Është gjëja më e bekuar të jesh subjekt i sovranitetit të Perëndisë!

~ ~ ~ ~

Vuajtjet e Krishtit janë mjeti i faljes së mëkatit dhe i lavdisë së përjetshme!

~ ~ ~ ~

Le ta konsiderojmë këtë të vendosur—se askush nuk ka bërë përparim në shkollën e Krishtit, i cili nuk pret me gëzim ditën e vdekjes dhe të ringjalljes përfundimtare!

~ ~ ~ ~

Njerëzit nuk do ta adhurojnë asnjëherë Perëndinë me zemër të sinqertë, ose të zgjohen për t’iu frikësuar dhe bindur Atij me zell të mjaftueshëm—derisa të kuptojnë siç duhet se sa shumë ata i detyrohen mëshirës së Tij.

~ ~ ~ ~

Le të qëndrojë si një e vërtetë e padiskutueshme—se mendja e njeriut është aq tërësisht e tjetërsuar nga drejtësia e Perëndisë—saqë ai nuk mund të konceptojë, dëshirojë apo projektojë asgjë tjetër veç asaj që është e ligë, e shtrembëruar, e fëlliqur, e papastër dhe e padrejtë; se zemra e tij është aq plotësisht e helmuar nga mëkati—saqë nuk mund të nxjerrë asgjë tjetër veç korrupsionit dhe kalbësisë; se nëse disa njerëz herë pas here shfaqin një dukje mirësie—mendja e tyre është gjithmonë e ndërthurur me hipokrizi dhe mashtrim, dhe shpirti i tyre i lidhur përbrenda me prangat e ligësisë.

~ ~ ~ ~

Ungjilli nuk është një doktrinë e gjuhës, por e jetës. Ai nuk mund të rroket vetëm me arsye dhe kujtesë—por kuptohet plotësisht kur zotëron gjithë shpirtin dhe depërton në skutat më të brendshme të zemrës!

~ ~ ~ ~

Zemra e njeriut është një fabrikë idhujsh. Secili prej nesh, që nga barku i nënës, është mjeshtër në shpikjen e idhujve.

~ ~ ~ ~

Unë i nxis të gjithë ata që nderojnë Fjalën e Zotit, ta lexojnë atë dhe ta gdhëndin me zell në kujtesën e tyre.

~ ~ ~ ~

Të gjithë ata që Zoti ka zgjedhur dhe ka pranuar në shoqërinë e shenjtorëve të Tij—duhet të përgatiten për një jetë që është e rëndë, e vështirë, e mundimshme dhe plot me hidhërime të panumërta.

~ ~ ~ ~

Askush nuk e ka mohuar drejt veten e tij, nëse nuk i është dorëzuar plotësisht Zotit dhe nuk është i gatshëm t’ia lërë çdo detaj pëlqimit të Tij. Nëse ne e vendosim veten në një gjendje të tillë shpirtërore, atëherë, çfarëdo që të na ndodhë, nuk do të ndihemi kurrë të mjerë dhe as nuk do të ankohemi për fatin tonë.

~ ~ ~ ~

Lotët që derdhen në kohë fatkeqësie, rrallëherë janë lot pendimi; ka më shumë gjasa që ato të derdhen nga keqardhja dhe dhimbja apo hidhërimi.

~ ~ ~ ~

Nëse Perëndia përmban plotësinë e të gjitha gjërave të mira në Veten e Tij si një burim i pashtershëm, atëherë asgjë përtej Tij nuk duhet kërkuar nga ata që kërkojnë të mirën më të lartë dhe të gjitha elementet e lumturisë.

~ ~ ~ ~

Është e sigurt se asnjë pikë shiu nuk bie pa urdhrin e prerë të Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Drejtësimi me anë të besimit, është mentesha mbi të cilën bie ose qëndron e gjithë feja e vërtetë.

~ ~ ~ ~

Pothuajse e gjithë urtësia e vërtetë që zotërojmë përbëhet nga dy pjesë: njohja e Perëndisë dhe e vetes sonë.

~ ~ ~ ~

Zjarri i mundimit zbulon cilësinë e besimit tonë.

~ ~ ~ ~

Nëse një predikues nuk po i predikon fillimisht vetes, më mirë të bjerë në shkallët e foltores dhe të thyejë qafën, sesa të predikojë atë predikim!

~ ~ ~ ~

Satani, i cili është një projektues i mrekullueshëm i deluzioneve, po ngre vazhdimisht kurthe për të zënë njerëzit injorantë dhe të pakujdesshëm!

~ ~ ~ ~

Nuk ka asnjë komb aq barbar dhe asnjë rracë aq brutale, sa të mos jetë mbrujtur me bindjen se ekziston një Perëndi.

~ ~ ~ ~

Kur një person i paturp pyeti me tallje një plak të devotshëm se çfarë po bënte Perëndia përpara krijimit të botës, plaku iu përgjigj me vend se Ai kishte qënë duke ndërtuar Ferrin për kuriozët.

~ ~ ~ ~

Një i krishterë duhet të ketë parasysh se ai duhet të japë llogari përpara Perëndisë për çdo çast të jetës së tij.

~ ~ ~ ~

Ata që ngrenë një adhurim të rremë, thjesht adhurojnë dhe nderojnë imagjinatat e tyre delirante. Në të vërtetë, ata nuk do të guxonin asnjëherë të luanin kështu me Perëndinë, nese ata nuk do ta kishin modeluar atë më parë sipas tekave të tyre fëminore.

~ ~ ~ ~

Fetusi, ndonëse i mbyllur në barkun e nënës së tij, është tashmë një qenie njerëzore dhe është një krim monstruoz t’i rrëmbehet jeta të cilën ai ende nuk ka filluar që ta shijojë. Nëse duket më e tmerrshme të vrasësh një njeri në shtëpinë e tij sesa në fushë, sepse shtëpia e një njeriu është vendi i tij më i sigurt i strehimit, atëherë me siguri duhet të konsiderohet më mizore shkatërrimi i një fetusi në bark para se ai të dalë në dritë.

~ ~ ~ ~

Pendimi është kthimi i vërtetë i jetës sonë te Perëndia, një kthim që buron nga një frikë e pastër dhe e sinqertë ndaj Tij; dhe ai konsiston në varrosjen e mishit dhe ripërtëritjen e Frymës.

~ ~ ~ ~

Ne nuk do të vishemi kurrë me drejtësinë e Krishtit, nëse ne nuk e dimë së pari, me siguri, që ne nuk kemi asnjë drejtësi tonën.

~ ~ ~ ~

Lutja nuk i ndryshon gjërat, por Perëndia i ndryshon gjërat si përgjigje ndaj lutjes.

~ ~ ~ ~

Nuk ka asnjë fije bari, nuk ka asnjë ngjyrë në këtë botë që nuk ka për qëllim të na bëjë të gëzohemi.

~ ~ ~ ~

Vetëm ata që kanë mësuar mirë që të jenë seriozisht të pakënaqur me veten e tyre, dhe të jenë të mbuluar me turp për mjerimin e tyre, e kuptojnë vërtet ungjillin e krishterë.

~ ~ ~ ~

Ne nuk duhet të mendojmë se Perëndia nuk na vëren, kur Ai nuk u përgjigjet dëshirave tona, sepse Ai ka të drejtën të përcaktojë se çfarë na nevojitet në të vërtetë.

~ ~ ~ ~

Nëse ne nuk caktojmë orë të caktuara gjatë ditës për lutje, ajo lehtësisht na rrëshqet nga kujtesa jonë.

~ ~ ~ ~

Kur besimi ynë sprovohet nga vuajtja “siç sprovohet ari në furrë” dhe ne varemi me besim te Perëndia dhe mbështetemi tërësisht në ndihmën e Tij, ne do të na jepet dhuntia më e shkëlqyer e durimit, dhe përmes besimit ne mund të këmbëngulim në mënyrë fitimtare deri në fund.

~ ~ ~ ~

Lutja jonë nuk duhet të jetë e qëndërzuar te vetja. Ajo duhet të lindë jo vetëm sepse ndiejmë nevojën tonë si një barrë që duhet ta vendosim mbi Perëndinë, por edhe sepse jemi aq të lidhur në dashuri me njerëzit tanë, saqë e ndiejmë nevojën e tyre po aq fort sa tonën. Të ndërmjetësosh për njerëzit është mënyra më e fuqishme dhe praktike me të cilën mund të shprehim dashurinë tonë për ta.

~ ~ ~ ~

Siguria jonë, lavdia jonë, dhe e vetmja spirancë e shpëtimit tonë janë se Krishti, Biri i Perëndisë, është joni, dhe ne nga ana tjetër jemi në Të bijtë e Perëndisë dhe trashëgimtarë të Mbretërisë së Qiellit, të thirrur në shpresën e lumturisë së përjetshme nga hiri i Perëndisë, jo nga vlera jonë.

~ ~ ~ ~

Doktrina nuk është një çështje e gjuhës, por e jetës.

~ ~ ~ ~

Askund nuk na ndalohet të qeshim, ose të ngopemi me ushqim, ose të kënaqemi me muzikë, ose të pimë verë.

~ ~ ~ ~

Të jesh i krishterë nën ligjin e hirit nuk do të thotë të bredhësh pa frena jashtë ligjit, por të jesh i shartuar në Krishtin, nga hiri i të cilit jemi të lirë nga mallkimi i ligjit, dhe nga Fryma e të cilit kemi ligjin e gdhendur në zemrat tona.

~ ~ ~ ~

Ne duhet t’i kërkojmë Perëndisë që ta shtojë shpresën tonë kur ajo është e vogël, që ta zgjojë kur është e fjetur, që ta konfirmojë kur është duke u lëkundur, që ta forcojë kur është e dobët, dhe që ta ngrejë kur është rrëzuar.

~ ~ ~ ~

Asgjë nuk është më e rrezikshme sesa të verbohesh nga begatia.

~ ~ ~ ~

Ne jemi aq tërësisht të kontrolluar nga fuqia e mëkatit, saqë e gjithë mendja, e gjithë zemra, dhe të gjitha veprimet tona janë nën ndikimin e tij.

~ ~ ~ ~

Një njeri do të drejtësohet me anë të besimit kur, i përjashtuar nga drejtësia e veprave, ai me anë të besimit rrok drejtësinë e Krishtit dhe i veshur me të, shfaqet para Perëndisë jo si mëkatar, por si i drejtë.

~ ~ ~ ~

Ne nuk duhet t’i fyejmë kurrë të tjerët për shkak të gabimeve të tyre, sepse është detyra jonë të tregojmë dashuri dhe respekt ndaj gjithsecilit.

~ ~ ~ ~

Sado shumë bekime të presim nga Perëndia, bujaria e Tij e pafund do t’i kalojë gjithmonë të gjitha dëshirat dhe mendimet tona.

~ ~ ~ ~

Vetëm besimi shpëton, por besimi që shpëton nuk është i vetëm.

~ ~ ~ ~

Nëse Perëndia nuk bën asgjë rastësisht, atëherë duhet të ketë gjithmonë diçka për të mësuar.

~ ~ ~ ~

E gjithë bota është një shfaqje për shfaqjen e mirësisë, urtësisë, drejtësisë dhe fuqisë hyjnore. Por Kisha është orkestra, pjesa më e spikatur e saj.

~ ~ ~ ~

Nuk ka asgjë në mundimet tona që duhet të shqetësojë gëzimin tonë.

~ ~ ~ ~

Shenjtëria nuk është një meritë me të cilën mund të arrijmë bashkësinë me Perëndinë, por një dhuratë e Krishtit, e cila na mundëson të kapemi pas Tij dhe ta ndjekim Atë.

~ ~ ~ ~

E gjithë filozofia, kur ndahet nga Krishti, nuk është vetëm e kotë dhe e konfuzuar, por është gjithashtu e çmendur, mashtruese dhe e rreme. Sepse, ndonëse filozofët ndonjëherë thonë thënie të shkëlqyera, megjithatë ato janë të përziera me ndjenja të liga dhe të gabuara.

~ ~ ~ ~

Ndonjëherë duket se gjërat kalojnë shumë shpejt. Ne jemi aq shumë të zënë duke parë se çfarë kemi përpara, saqë ne nuk gjejmë kohë të shijojmë vendin ku jemi.

~ ~ ~ ~

Fryma e Shenjtë është lidhja me të cilën Krishti na bashkon efektivisht me Veten e Tij.

~ ~ ~ ~

Kur Perëndia synon të na falë, Ai ndryshon zemrat tona dhe na kthen drejt bindjes përmes Frymës së Tij.

~ ~ ~ ~

Filozofët paganë vendosën arsyen si udhërrëfyesin e vetëm të jetës, të urtësisë dhe sjelljes. Por filozofia e krishterë kërkon prej nesh që t’ia dorëzojmë arsyen tonë Frymës së Shenjtë; dhe kjo do të thotë që ne nuk jetojmë më për veten tonë, por që Krishti jeton dhe mbretëron brenda nesh.

~ ~ ~ ~

Nëse besojmë se Qielli është atdheu ynë, është më mirë për ne që ta transferojmë pasurinë tonë atje, sesa ta mbajmë këtu, ku mund ta humbim nga një largim i papritur.

~ ~ ~ ~

Hiri i Perëndisë nuk ka asnjë joshje për njerëzit, derisa Fryma e Shenjtë t’u japë atyre një shije për të.

~ ~ ~ ~

Ata që dalin para kohe për të çrrënjosur çdo gjë që nuk u pëlqen, përmbysin gjykimin e Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Lutja është ushtrimi kryesor i besimit, dhe mënyra me të cilën ne marrim çdo ditë dobitë e Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Kushdo që Zoti ka birësuar në familjen e Tij, duhet të përgatitet për një jetë të vështirë, të mundimshme dhe të shqetësuar, të mbushur me lloje të shumta dhe të ndryshme sprovash.

~ ~ ~ ~

Gjërat që shihen janë të përkohshme.

Gjërat që nuk shihen janë të përjetshme.

~ ~ ~ ~

Njeriu nuk preket dhe nuk ndikohet kurrë mjaftueshëm nga vetëdija e gjendjes së tij mëkatare, derisa të ketë krahasuar veten me madhështinë e Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Një besim i përsosur nuk gjendet asgjëkundi, kështu që rrjedh se të gjithë ne jemi pjesërisht jobesimtarë.

~ ~ ~ ~

Le të jetë ky rregulli ynë për vullnetin e mirë dhe dobishmërinë, që sa herë që jemi në gjendje të ndihmojmë të tjerët, ne duhet të sillemi si administratorë që një ditë duhet të japin llogari për veten e tyre.

~ ~ ~ ~

Engjëjt janë shpërndarësit dhe administratorët e bamirësisë Hyjnore ndaj nesh. Ata kujdesen për sigurinë tonë, marrin përsipër mbrojtjen tonë, drejtojnë rrugët tona dhe ushtrojnë një përkujdesje të vazhdueshme që asnjë e keqe të mos na gjejë.

~ ~ ~ ~

Sepse çfarë përputhet më mirë dhe më drejt me besimin sesa të njohim veten tonë…

të zhveshur nga çdo virtyt, që të vishemi prej Perëndisë;

të zhveshur nga çdo mirësi, që të mbushemi prej Tij;

skllavë të mëkatit, që Ai të na japë lirinë;

të verbër, që Ai të na ndriçojë;

të çalë, që Ai të na shërojë;

të dobët, që Ai të na mbështesë;

të zhveshim veten nga çdo shkak për t’u mburrur, që vetëm Ai të shkëlqejë i lavdishëm, dhe ne të përlëvdohemi në Të!

~ ~ ~ ~

Pastori duhet të ketë dy zëra: njërin për të mbledhur delet; dhe një tjetër për të zmbrapsur dhe dëbuar ujqërit dhe grabitqarët. Shkrimi i jep atij mjetet për t’i bërë të dyja.

~ ~ ~ ~

Perëndia do të mbetlej plotësisht i fshehur, nëse nuk do të ndriçoheshim nga shkëlqimi i Krishtit.

~ ~ ~ ~

Pjesa e parë e një vepre të mirë është vullneti, dhe e dyta është përpjekja e vrullshme në kryerjen e tij. Perëndia është autori i të dyjave. Prandaj, është grabitje ndaj Perëndisë që të pretendojmë çdo gjë për veten tonë, qoftë në vullnet apo në veprim.

~ ~ ~ ~

Ata që largohen nga besimi nuk janë mbrujtur kurrë plotësisht me njohjen e Krishti, por kanë pasur vetëm një shije të lehtë dhe kalimtare të tij.

~ ~ ~ ~

Gëzimi dhe durimi janë tepër lart mbi forcën tonë. Lutja dhe këmbëngulja janë të nevojshme në konfliktet tona të përditshme. Ilaçi më i mirë për lodhjen është zelli në lutje.

~ ~ ~ ~

Astronomia nuk është vetëm një studim i këndshëm, por gjithashtu shpalos urtësinë e admirueshme të Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Aq e madhe dhe e pafund është urtësia e Perëndisë, saqë Ai e di shumë mirë se si të përdorë instrumente të liga për të bërë mirë.

~ ~ ~ ~

Njeriu bie sipas asaj që lejon Provania e Perëndisë, por ai bie për fajin e tij.

~ ~ ~ ~

Nuk ka asnjë njeri aq të madh apo të fuqishëm, sa të mund të shmangë mjerimin që do të ngrihet kundër tij kur ai i reziston dhe lufton kundër Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Është tërësisht vepër e hirit dhe një dobi e dhënë prej tij, që zemra jonë ndryshon nga një zemër prej guri në një zemër prej mishi, që vullneti ynë bëhet i ri.

~ ~ ~ ~

Të jesh i pastër në zemër do të thotë të mos ndiesh kënaqësi në mashtrim, por me gjithë sinqeritetin me njerëzit, të mos shprehësh asgjë, me fjalë apo me shikim, që nuk ndihet në zemër.

~ ~ ~ ~

Lutja e vazhdueshme është mënyra e gëzimit të përjetshëm, sepse me këtë mjet ne kërkojmë nga Perëndia lehtësim lidhur me të gjitha fatkeqësitë tona.

~ ~ ~ ~

Besimi nuk buron nga vetja jonë, por është fryt i rilindjes shpirtërore.

~ ~ ~ ~

Ne mund të përjetojmë gëzim në rrethana të vështira duke i vlerësuar aq shumë mirësitë e Perëndisë, saqë njohja e tyre dhe meditimi mbi to të mposhtin çdo hidhërim.

~ ~ ~ ~

Ka bij të Perëndisë që neve ende nuk na duken të tillë, por tani i duken të tillë Perëndisë. Dhe ka nga ata që, për shkak të ndonjë hiri të përkohshëm, quhen të tillë nga ne, por nuk janë të tillë për Perëndinë.

~ ~ ~ ~

Përulësia është fillimi i inteligjencës së vërtetë.

~ ~ ~ ~

Çfarë do të bëhej me ne nëse nuk do të mbështeteshim te shpresa dhe nëse zemra jonë nuk do të nxitonte përtej kësaj bote! Por jeta e tanishme nuk duhet urryer asnjëherë, përveçse në masën që ajo na nënshtron ndaj mëkatit, ndonëse edhe ajo urrejtje nuk duhet t’i aplikohet siç duhet vetë jetës.

~ ~ ~ ~

Një besimtar besnik në çdo rrethanë do të meditojë mbi mëshirën dhe mirësinë atërore të Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Të krishterët gëzohen edhe kur vërtet hidhërohen, sepse gëzimi i tyre është në shpresën e Qiellit. Ndërsa gëzimi mposht hidhërimin, ai nuk i jep fund atij.

~ ~ ~ ~

Duke parë se një Timonier drejton anijen në të cilën ne lundrojmë, i cili nuk do të na lejojë kurrë të mbytmi as në mes të lundërthyerjeve, nuk ka asnjë arsye pse mendjet tona të mbushen me frikë dhe të mposhten nga këputja.

~ ~ ~ ~

Të gjitha artet vijnë nga Perëndia dhe duhen respektuar si dhunti hyjnore.

~ ~ ~ ~

Pa njohjen e vetvetes, nuk ka njohje të Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Ne duhet ta bëjmë mbretërinë e padukshme, të dukshme në mesin tonë.

~ ~ ~ ~

Besimi konsiston në njohje, kur ne e njohim Perëndinë si një Atë të favorshëm përmes pajtimit të bërë nga Krishti, dhe Krishtin si të dhënë për ne për drejtësi, shenjtërim dhe jetë.

~ ~ ~ ~

Nëse njerëzit nënkuptojnë se njeriu ka në veten e tij fuqinë për të punuar në partneritet me hirin e Perëndisë, ata po mashtrojnë veten e tyre në mënyrë të mjerueshme.

~ ~ ~ ~

Ne bëhemi të pacipë kur ne imagjinojmë se jemi më të mirë se pjesa tjetër e njerëzimit dhe që nuk i përkasim fatit të përbashkët; ne madje i përbuzim të tjerët me ashpërsi dhe arrogancë si inferiorët tanë.

~ ~ ~ ~

Edhe më të arsimuarit janë të marrë, nëse ata nuk pranojnë se kanë nevojë për Perëndinë si mësuesin e tyre të shkollës gjatë gjithë ditëve të jetës së tyre.

~ ~ ~ ~

Vetëm të zgjedhurit rilindin nga Fryma e Perëndisë dhe vendosen nën udhëheqjen e Tij. Shkrimi është shkolla e Frymës së Shenjtë, në të cilën, meqenëse asgjë nuk është lënë pas dore që është e nevojshme dhe e dobishme për t’u ditur, po kështu asgjë nuk mësohet përveç asaj që është e dobishme për t’u ditur.

~ ~ ~ ~

Tortura e një ndërgjegjeje akuzuese është Ferri i një shpirti të gjallë.

~ ~ ~ ~

Besimi nuk konsiston në injorancë, por në njohje, dhe atë, jo vetëm të Perëndisë, por edhe të vullnetit hyjnor.

~ ~ ~ ~

Unë nuk kam një luftë aq të madhe me veset e mia, sado të mëdha dhe të shumta që janë, sa kam me padurimin tim. Përpjekjet e mia nuk janë tërësisht të kota, e megjithatë kurrë nuk kam mundur ta mposht këtë bishë të egër!

~ ~ ~ ~

Kundër persekutimit të një tirani të devotshmit nuk kanë asnjë ilaç tjetër veç lutjes.

~ ~ ~ ~

Derisa njerëzit të njohin…

se ata i detyrohen për gjithçka Perëndisë,

se ata ushqehen nga kujdesi i Tij atëror,

se Ai është Autori i çdo të mire të tyre

— ata nuk do t’i japin kurrë Atij një shërbim të vullnetshëm.

Përkundrazi, nese ata nuk e vendosin lumturinë e tyre të plotë tek Ai, ata nuk do t’ja jepin kurrë veten e tyre vërtet dhe sinqerisht Atij.

~ ~ ~ ~

Njjeriu kurrë nuk do të lutet ashtu siç duhet, nëse Zoti nuk i drejton si gojën ashtu edhe zemrën e tij.

~ ~ ~ ~

Perëndia nuk ua jep Frymën e Tij njerëzve të Tij për të anashkaluar përdorimin e Fjalës së Tij, por për ta bërë atë të frytshme.

~ ~ ~ ~

Prandaj, mëkati origjinal, duket të jetë një shthurje e trashëguar dhe një korrupsion i natyrës sonë, i shpërndarë në të gjitha pjesët e shpirtit, duke na bërë të urrejtshëm ndaj zemërimit hyjnor dhe duke prodhuar në ne ato vepra të cilat shkrimi i quan vepra të zemërimit.

~ ~ ~ ~

Hipokrizia mund ta zhysë mendjen e një njeriu në një humnerë të errët, kur ai beson vetë-lajkatimin e vet në vend të vendimit të Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Kur dhimbja dhe vuajtja godet, besimi ynë është i mirëthemeluar nëse po qëndron mbi premtimet e Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Krishti është shumë më i fuqishëm për të shpëtuar sesa ishte Adami për të shkatërruar!

~ ~ ~ ~

Gëzimi është një kënaqësi e qetë e zemrës, ndërsa dikush sodit mirësinë e hirit shpëtues të Perëndisë në Jezu Krishtin.

~ ~ ~ ~

Në veprat tona të mira, asgjë nuk është jona.

~ ~ ~ ~

Mendja e njeriut është si një depo idhujtarie dhe besëtytnie, dhe aq shumë saqë, nëse një njeri beson mendjen e tij, është e sigurt se ai do ta braktisë Perëndisë dhe do të farkëtojë ndonjë idhull në trurin e tij.

~ ~ ~ ~

Paqja me njerëzit nuk duhet blerë me sakrificën e së vërtetës së Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Pa Ungjillin, gjithçka është e kotë dhe e pavlerë.

~ ~ ~ ~

Na takon neve që të tentojmë atë që Perëndia kërkon prej nesh, edhe kur jemi në dëshpërimin më të madh lidhur me rezultatet.

~ ~ ~ ~

Perëndia toleron edhe belbëzimin tonë, dhe fal injorancën tonë sa herë që diçka na shpëton pa dashje—siç, në fakt, pa këtë mëshirë nuk do të kishte liri për t’u lutur.

~ ~ ~ ~

Është vetëm besimi ai që drejtëson, por besimi që drejtëson nuk mund të jetë kurrë i vetëm.

~ ~ ~ ~

Sepse është më mirë që, me sy mbyllur, të ndjekim Perëndinë si udhërrëfyesin tonë, sesa, duke u mbështetur në maturinë tonë, të bredhim nëpër ato shtigje që ajo projekton për ne.

~ ~ ~ ~

Kisha është mbledhja e bijve të Perëndisë, ku ata mund të ndihmohen dhe të ushqehen si foshnja, dhe pastaj të udhëhequr nga kujdesi i saj amënor, të rriten në burrëri në pjekurinë e besimit.

~ ~ ~ ~

Duhet të kujtojmë se edhe Satani ka mrekullitë e tij!

~ ~ ~ ~

Ai që ka mësuar të shohë tek Perëndia në çdo gjë që bën, në të njëjtën kohë shmanget nga të gjitha mendimet e kota.

~ ~ ~ ~

Shkrimi tregon këtë ndryshim midis besimtarëve dhe jobesimtarëve. Këta të fundit, si skllavë të vjetër të shthurjes të tyre të pashërueshëm, nuk mund ta durojnë shufrën. Të parët, si fëmijë të një lindjeje fisnike, përfitojnë nga pendimi dhe korrigjimi.

~ ~ ~ ~

Si e dimë që Perëndia na ka zgjedhur përpara krijimit të botës? Duke besuar në Jezu Krishtin!

~ ~ ~ ~

Zoti na ka dhënë një tryezë në të cilën të festojmë, jo një altar mbi të cilin duhet ofruar një viktimë. Ai nuk ka shuguruar priftërinj për të bërë flijime, por shërbëtorë për të shpërndarë festën e shenjtë.

~ ~ ~ ~

I gjithë ungjilli përmbahet te Krishti.

~ ~ ~ ~

Nuk ka vend për besimin, nëse ne presim që Perëndia të përmbushë menjëherë atë që Ai premton.

~ ~ ~ ~

Meqenëse Shkrimet janë e vetmja e dhënë në të cilin Perëndia ka pëlqyer të dorëzojë të vërtetën e Tij për kujtim të përhershëm, autoriteti i plotë që ato duhet të zotërojnë tek besimtarët, nuk njihet nese ato nuk besohen se kanë ardhur nga Qielli po aq drejtpërdrejt sikur të ishte dëgjuar vetë Perëndia duke i shqiptuar ato.

~ ~ ~ ~

Të gjitha dhuntitë që zotërojmë janë depozita hyjnore që na janë besuar me qëllimin e vetëm për t’u shpërndarë për të mirën e të tjerëve.

~ ~ ~ ~

Shkrimet duhen lexuar me qëllimin për të gjetur Krishtin në to. Kushdo që largohet nga ky objektiv, edhe pse lodhet gjatë gjithë jetës së tij duke mësuar, nuk do ta arrijë kurrë njohjen e së vërtetës.

~ ~ ~ ~

Drejtësia e vetme e njeriut është përmes mëshirës së Perëndisë në Krishtin, e cila duke u ofruar nga Ungjilli, rroket me anë të besimit.

~ ~ ~ ~

Besimi nuk është një shikim i largët i Krishtit, por një përqafim i ngrohtë i Krishtit.

~ ~ ~ ~

Eshtë vërtet i përulur ai njeri i cili, as nuk pretendon ndonjë meritë personale në sytë e Perëndisë, as nuk i përbuz me krenari vëllezërit, as nuk synon të mendojë se është superior ndaj tyre, por mjaftohet me faktin se është një nga anëtarët e Krishtit dhe nuk dëshiron asgjë më shumë sesa që vetëm Kreu (Krishti) të lartësohet.

~ ~ ~ ~

Le të mos pushojmë së bëri maksimumin, që të ecim vazhdimisht përpara në rrugën e Zotit; dhe le të mos dëshpërohemi nga vogëlsia e arritjeve tona.

~ ~ ~ ~

Të gjitha bekimet që shijojmë janë depozita Hyjnore, të besuara nën këtë kusht: që ato të shpërndahen për dobinë e fqinjëve tanë.

~ ~ ~ ~

Kur ne vijmë tek një krahasim i Qiellit me tokën, atëherë ne me të vërtetë mund që jo vetëm të harrojmë gjithçka rreth jetës së tanishme, por edhe ta përbuzim dhe ta përcmojmë atë.

~ ~ ~ ~

Foshnja e palindur, ndonëse e mbyllur në barkun e nënës së saj, është tashmë një qenie njerëzore dhe nuk duhet të grabitet nga jeta të cilën ende nuk ka filluar ta shijojë.

~ ~ ~ ~

Gëzimi dhe falënderimi i shprehur në lutje dhe lavdërim sipas Fjalës së Perëndisë, janë zemra e adhurimit të Kishës.

~ ~ ~ ~

Nderi më i lartë në kishë nuk është të sundosh, por të shërbesh.

~ ~ ~ ~

Besimi është dëshmia e birësimit hyjnor.

~ ~ ~ ~

Njohja e shkencave është vetëm tym, kur është e ndarë nga shkenca qiellore e Krishtit.

~ ~ ~ ~

Besimi tronditet nga dyshime të ndryshme, kështu që mendjet e të perëndishmëve rrallë janë në paqe.

~ ~ ~ ~

Urtësia e vërtetë e njeriut konsiston në njohjen e Perëndisë, Krijuesit dhe Shpëtimtarit.

~ ~ ~ ~

Nuk është nder i vogël që Perëndia, për hirin tonë, e ka zbukuruar botën kaq madhërishëm, në mënyrë që ne të mos jemi vetëm spektatorë të kësaj shfaqje të bukur, por edhe të gëzojmë bollëkun e shumëllojshmërinë e gjërave të mira që na paraqiten në të.

~ ~ ~ ~

Lutjet nuk do të arrijnë kurrë te Perëndia, përveçse nëse ato janë të bazuara në mëshirën e Tij falas.

~ ~ ~ ~

Prova e vërtetë e varfërisë shpirtërore është të durosh me durim humbjen e pasurisë tokësore pa asnjë pendesë, kur Atit tonë qiellor i pëlqen që ne të zhvishemi prej tyre.

~ ~ ~ ~

Për të pasur një kuptim të duhur të ungjillit, ne duhet të pranojmë se duhet të mbështetemi plotësisht te Zoti Jezu Krisht dhe vetëm te mëshira e Tij si shpresa jonë e vetme e shpëtimit.

~ ~ ~ ~

Efekti i njohjes sonë duhet të jetë, së pari, të na mësojë nderimin dhe frikën; dhe, së dyti, të na nxisë, nën udhëheqjen dhe mësimin e saj, t’i kërkojmë çdo gjë të mirë [Perëndisë] dhe, kur ta marrim, t’ia atribuojmë Atij.

~ ~ ~ ~

Si mundet që ideja e Perëndisë të hyjë në mendjen tuaj pa ngjallur menjëherë mendimin se, duke qenë se jeni vepër e Tij, jeni të detyruar, nga vetë ligji i krijimit, t’i nënshtroheni autoritetit të Tij, dhe se çdo gjë që të bëni duhet t’i referohet Atij.

~ ~ ~ ~

Zoti na urdhëron t’u bëjmë të mirë të gjithë njerëzve pa përjashtim, edhe pse shumica nuk e meritojnë aspak kur gjykohen sipas meritave të tyre.

~ ~ ~ ~

Ushtrimi kryesor që kanë fëmijët e Perëndisë është të luten. Sepse në këtë mënyrë, ata japin provën e vërtetë të besimit të tyre.

~ ~ ~ ~

Ndërsa mëkati tejmbushet, hiri derdhet me aq bollëk, saqë jo vetëm mposht vërshimin e mëkatit, por e thith atë tërësisht.

~ ~ ~ ~

Sepse e di që nuk jam zot i vetes sime, ia ofroj zemrën time si një flijim të vërtetë Zotit.

~ ~ ~ ~

Njerëzit janë padyshim më shumë në rrezik nga begatia sesa nga fatkeqësia, sepse kur gjërat shkojnë mbarë, ata lajkatojnë veten dhe dehen nga suksesi i tyre.

~ ~ ~ ~

Ne nuk duhet të përpiqemi me ankth për pasuri dhe nderime duke u mbështetur në zellin ose zgjuarsinë tonë, ose duke u varur nga favori i njerëzve, apo duke besuar në nocionin e fatit të mirë, por duhet të presim gjithmonë që Zoti të na drejtojë drejt fatit që Ai ka parashikuar për ne.

~ ~ ~ ~

Të lakmosh pasuri dhe nder, të kërkosh pushtet, të grumbullosh pasuri, të mbledhësh të gjitha ato kotësi që duken se shërbejnë për salltanet dhe shfaqje boshe, ky është pasioni i tërbuar i njerëzimit dhe dëshira jonë e pakufishme. Nga ana tjetër, ne kemi frikë dhe urrejmë varfërinë, paqartësinë dhe përulësinë, dhe kërkojmë t’i shmangim ato me të gjitha mjetet e mundshme.

~ ~ ~ ~

Meqenëse të gjithë ne jemi të prirur në mënyrë të natyrshme drejt hipokrizisë, çdo dukje boshe e drejtësisë mjafton për të na kënaqur.

~ ~ ~ ~

Duke njohur Perëndinë, secili prej nesh njeh edhe veten.

~ ~ ~ ~

Dera është e mbyllur për lutjen, përveçse nëse ajo hapet me çelësin e besimit.

~ ~ ~ ~

Ne nuk jemi të gjithë njëlloj të prekur nga e njëjta sëmundje, ose të gjithë në nevojë për të njëjtin shërim të rreptë. Kjo është arsyeja se pse shohim njerëz të ndryshëm të disiplinuar me kryqe të ndryshme. Mjeku qiellor kujdeset për mirëqenien e të gjithë pacientëve të Tij. Disave u jep një ilaç më të butë, dhe të tjerët Ai i pastron me trajtime më të vështira, por Ai nuk harron asnjë nga fëmijët e Tij.

~ ~ ~ ~

Lumturia e premtuar në Krishtin nuk konsiston në avantazhet e jashtme, siç janë bërja e një jete të gëzueshme dhe paqësore, pasja e pasurive të mëdha, qenia i sigurt nga çdo dëm dhe bollëku me kënaqësi që mishi zakonisht i dëshiron. Jo, lumturia jonë i përket jetës qiellore!

~ ~ ~ ~

Ne e dimë nga përvoja se kënga ka forcë dhe fuqi të madhe për të lëvizur dhe ndezur zemrat e njerëzve për të thirrur dhe lëvduar Perëndinë me një zell më të fortë dhe më të zjarrtë.

~ ~ ~ ~

Nuk ka urtësi, përveç asaj që është e përqendruar te frika e Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Të gjithë njerëzit u krijuan për t’u angazhuar me punë për të mirën e përbashkët.

~ ~ ~ ~

Urtësia jonë e vërtetë është të përqafojmë me dëgjueshmëri të butë dhe pa rezerv çdo gjë që kanë dhënë Shkrimet e Shenjta.

~ ~ ~ ~

Çdo i krishterë duhet ta konsiderojë veten si administrator i Perëndisë, në të gjitha gjërat që ai zotëron.

~ ~ ~ ~

Sa më afër të shohim se po vëzhgohemi nga armiqtë tanë, aq më shumë duhet të jemi të vëmendshëm për të shmangur shpifjet e tyre.

~ ~ ~ ~

Nuk është e ligjshme për ju që të përpiqeni të përmbushni një pjesë të detyrave tuaja dhe të lini pas dore të tjerat sipas dëshirës suaj.

~ ~ ~ ~

E gjithë jeta e të krishterëve duhet të jetë një ushtrim i devotshmërisë, meqënëse ata janë thirrur në shenjtëri.

~ ~ ~ ~

Lutja e pasuar pa këmbëngulje, nuk çon në asnjë rezultat.

~ ~ ~ ~

Ungjilli nuk është një doktrină e gjuhës, por e jetës.

~ ~ ~ ~

Për sa i përket Shkrimit të Shenjtë, sado që njerëzit e ligj përpiqen ta brejnë atë, prapësëprapë ai është qartësisht i mbushur me mendime që nuk mund të konceptohen nga ana njerëzore.

~ ~ ~ ~

Megjithëse yjet nuk flasin, edhe duke heshtur, ata thërrasin.

~ ~ ~ ~

Integriteti është mbrojtësi më i mirë nga të gjithë. Ne nuk mund të jemi më të sigurt sesa kur jemi të fortifikuar nga një ndërgjegje e mirë.

~ ~ ~ ~

Madhështia e Perëndisë në vetvete tejkalon kapacitetin e kuptimit njerëzor dhe nuk mund të rroket prej tij. Ne duhet të adhurojmë lartësinë e saj, dhe të mos mbetemi të mbingarkuar nga një shkëlqim aq i madh.

~ ~ ~ ~

E gjithë e vërteta është e vërteta e Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Ne jemi të rrethuar nga mirësitë e Perëndisë. Përdorimi më i mirë i këtyre mirësive është një shprehje e pandërprerë mirënjohjeje.

~ ~ ~ ~

Besimi dhe durimi janë virtyte të jashtëzakonshme tek ata që vuajnë. Durimi është fryti dhe dëshmia e besimit.

~ ~ ~ ~

Nuk ka njohje të vërtetë, e cila nuk fillon me njohjen e Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Sa herë që Zoti na mban në pezull dhe vonon ndihmën e Tij, Ai nuk është duke fjetur, por, përkundrazi, rregullon të gjitha veprat e Tij në atë mënyrë që nuk bën asgjë përveçse në kohën e duhur.

~ ~ ~ ~

Krijimi është tamam si një shtëpi e bollshme dhe e shkëlqyeshme, e pajisur dhe e mbushur me orenditë më të shkëlqyera dhe, në të njëjtën kohë, më të bollshme. Çdo gjë në Krijim tregon për Perëndisë!

~ ~ ~ ~

Nga njëra anë, suksesi i pamerituar nuk jep kënaqësi. Nga ana tjetër, as dështimi i merituar nuk jep kënaqësi.

~ ~ ~ ~

Ne duhet të vërejmë se njohja e Perëndisë që jemi të ftuar të kultivojmë, nuk është ajo që, duke mbetur e kënaqur me spekulime boshe, vetëm rreh në tru, por një njohje që do të rezultojë thelbësore dhe frytdhënëse sa herë që perceptohet siç duhet dhe rrënjoset në zemër.

~ ~ ~ ~

Le të jemi sa më paqësorë që të mundemi.

Le të lëshojmë pe nga të drejtat tona.

Le të mos përpiqemi për pasuri, nder dhe reputacion të botës.

Le t’i durojmë të gjitha të këqijat dhe fyerjet.

Por ndërkohë, le të luftojmë për të vërtetën e Perëndisë me mish e me shpirt!

~ ~ ~ ~

Të gjitha fjalët tona duhet të jenë të mbushura me ëmbëlsi dhe hir të vërtetë.

~ ~ ~ ~

Besimi dhe shpresa janë krahët me të cilët shpirtrat tanë, duke u ngritur mbi botën, lartësohen te Perëndia.

~ ~ ~ ~

Ku nuk mbretëron Fryma e Perëndisë, nuk ka përulësi, dhe njerëzit fryhen gjithnjë me krenari të brendshme.

~ ~ ~ ~

Ne nuk mund të kërkojmë premtimet e Perëndisë, nëse nuk u bindemi urdhërimeve të Tij.

~ ~ ~ ~

Le të biem para madhështisë së Perëndisë tonë të madh, duke pranuar fajet tona dhe duke u lutur që Ai të na bëjë gjithnjë e më të vetëdijshëm për to.

~ ~ ~ ~

Nuk ka asnjë veprim te krijesat, që nuk qeveriset nga plani i fshehtë i Perëndisë në atë mënyrë që asgjë nuk ndodh përveç asaj që është dekretuar me vetëdije dhe dëshirë prej Tij.

~ ~ ~ ~

Qoftë qëllimi ynë kryesor, o Perëndi, lavdia Jote, dhe të kënaqemi në Ty përgjithmonë!

~ ~ ~ ~

Zoti nuk ju ka shpëtuar që të shijoni kënaqësitë dhe luksin, ose që të bini në rehati dhe plogështi, por përkundrazi që të jetoni për lavdinë e Tij.

~ ~ ~ ~

Dërdëllisin dhe flasin absurditete, ata të cilët zëvendësojnë në vend të provanisë së Perëndisë, lejimin e thjeshtë, sikur Perëndia të rrinte në një kullë vrojtimi duke pritur ngjarjet e rastësishme, dhe sikur gjykimet e Tij të varen kështu nga vullneti njerëzor.

~ ~ ~ ~

Aty ku pasuria mban sundimin e zemrës, Perëndia ka humbur autoritetin e Tij.

~ ~ ~ ~

Kushti i vetëm për përparimin shpirtëror është që të mbetemi të sinqertë dhe të përulur.

~ ~ ~ ~

Ndonëse Satani injekton helmin e tij dhe ndez flakët e dëshirave tona të korruptuara brenda nesh, ne nuk mbartemi nga asnjë forcë e jashtme për të kryer mëkat, por mishi ynë na josh dhe ne i dorëzohemi me dëshirë joshjeve të tij.

~ ~ ~ ~

Në vlerësimin e mëkateve, ne shpesh imagjinojmë se sa më shumë të fshehura ato të jenë, aq më pak të tmerrshme ato janë.

~ ~ ~ ~

Nëse duam qetësi në jetën tonë, duhet t’ia dorëzojmë veten dhe gjithçka që kemi vullnetit të Perëndisë; dhe në të njëjtën kohë t’ia dorëzojmë Atij dëshirat tona si Pushtuesi dhe Zoti ynë.

~ ~ ~ ~

Çdo njeri imagjinon se ai është me të vërtetë më i mirë se të tjerët.

~ ~ ~ ~

Shkrimet marrin autoritet të plotë mes nesh, vetëm kur ne i konsiderojmë ato si të dala nga Qielli, sikur aty të dëgjoheshin fjalët e gjalla të Perëndisë!

~ ~ ~ ~

Çdo i krishterë është i shenjtëruar dhe i dedikuar Perëndisë. Kjo do të thotë se ne mund të mendojmë, të flasim, të meditojmë ose të bëjmë çdo gjë vetëm me një qëllim për lavdinë e Tij.

~ ~ ~ ~

Përpjekjet tona të vazhdueshme për të ulur vlerësimin tonë për botën e tanishme nuk duhet të na çojnë në urrejtje për jetën ose të jemi mosmirënjohës ndaj Perëndisë. Sepse kjo jetë, ndonëse është plot me mjerime të panumërta, meriton të llogaritet ndër bekimet hyjnore të cilat nuk duhen përbuzur. Prandaj, nëse nuk zbulojmë asgjë nga mirësia e Perëndisë në të, ne jemi tashmë fajtorë për mosmirënjohje ndaj Tij.

~ ~ ~ ~

Mohimi i vetvetes të cilën Krishti u ka urdhëruar me aq zell dishepujve të tij, më në fund do të dominojë të gjitha dëshirat e zemrës sonë.

~ ~ ~ ~

Ne duhet t’u rezistojmë mendimeve endacake në lutje, duke lënë mënjanë të gjitha mendimet e parëndësishme.

~ ~ ~ ~

Ne e dimë se mbretëria e Perëndisë do të jetë e mbushur me shkëlqim, gëzim, lumturi dhe lavdi, e megjithatë kur flitet për këto gjëra, ato mbeten krejtësisht të largëta nga perceptimi ynë, dhe si të thuash, të mbështjella me errësirë deri në atë ditë.

~ ~ ~ ~

Askush në këtë burg tokësor të trupit, nuk ka forcë të mjaftueshme të veten për të ecur përpara me shkallën e duhur të vigjilencës. Shumica dërrmuese e të krishterëve mbahen poshtë nga një dobësi aq e madhe, saqë ata lëkunden, ndalojnë e madje zvarriten përtokë, dhe kështu bëjnë përparime shumë të vogla.

~ ~ ~ ~

Çdo person, kur privohet nga Fjala e Perëndisë, i dorëzohet i paarmatosur djallit për shkatërrim.

~ ~ ~ ~

Në maksimat e ligjit, Perëndia shihet si shpërblyesi i drejtësisë së përsosur dhe hakmarrësi i çdo mëkati. Por në Krishtin, fytyra e Tij shkëlqen plot hir dhe butësi për mëkatarët e varfër e të padenjë.

~ ~ ~ ~

Çfarë guximi i marrë është që krimbat e tokës të bëjnë ligje të reja, sikur Perëndia të mos kishte qenë mjaft i urtë duke na dhënë Fjalën e Tij!

~ ~ ~ ~

Kotësia dhe krenaria e përzier shfaqen në këtë: se kur njerëzit kërkojnë Perëndinë, në vend që të ngjiten më lart se vetvetja ashtu siç duhet të bëjnë, ata e matin Atë me marrëzinë e tyre mishore dhe shkojnë për t’u dhënë pas kuriozitetit të tyre në spekulime boshe.

~ ~ ~ ~

Vullneti i lirë nuk mund të dëshirojë të mirën, dhe nevojshmërisht i shërben mëkatit.

~ ~ ~ ~

Është e pamundur për çdo njeri të marrë qoftë edhe pjesën më të vogël të doktrinës së drejtë dhe të shëndoshë pa qenë dishepull i Shkrimit!

~ ~ ~ ~

Shpikja e arteve dhe e gjërave të tjera që i shërbejnë përdorimit dhe volisë të përbashkët të jetës, është një dhuratë e Perëndisë që në asnjë mënyrë nuk duhet përbuzur, dhe një aftësi e denjë për lëvdatë.

~ ~ ~ ~

Dallimi midis veprimeve të virtytshme dhe atyre të liga është gdhendur nga Zoti në zemrën e çdo njeriu.

~ ~ ~ ~

Ne nuk kemi asgjë nga Fryma, përveçse përmes rilindjes. Çdo gjë, pra, që kemi nga natyra është mish.

~ ~ ~ ~

Në pesëdhjetë vitet e fundit është e qartë se Perëndia ka ngritur sëmundje të reja që vijnë nga imoraliteti seksual. Nga vijnë këto sëmundje nëse jo nga dora e Perëndisë? Bota u habit dhe njerëzit u tmerruan, por ata nuk e kanë vërejtur, deri më sot, dorën e Perëndisë në këto sëmundje.

~ ~ ~ ~

E keqja në dëshirat tona zakonisht nuk qëndron në atë që duam, por në faktin që e duam atë tepër shumë.

~ ~ ~ ~

Nëse ne jemi krenarë për aftësitë tona, ne tradhtojmë mungesën tonë të mirënjohjes ndaj Perëndisë. Ne duhet të kemi kujdes gjithmonë që të mos pretendojmë as gjënë më të vogël për veten tonë.

~ ~ ~ ~

Këdo që Zoti ka birësuar në familjen e Tij, duhet të përgatitet për një jetë të vështirë, të mundimshme dhe pa qetësi.

~ ~ ~ ~

Ne duhet të flasim gjithmonë për efikasitetin e shërbesës në një mënyrë të tillë sa që lavdia e plotë e punës t’i mbetet vetëm Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Zoti ynë Jezu Krisht është Avokati ynë, dhe pa Të ne nuk mund t’i afrohemi Perëndisë.

~ ~ ~ ~

Pa Krishtin, shkencat në çdo departament janë të kota. Njeriu që nuk njeh Perëndinë është i kotë, edhe pse ai mund të jetë i njohur me çdo degë të mësimit. Për më tepër, ne mund ta pohojmë këtë gjithashtu me të vërtetë, se këto dhurata të zgjedhura të Perëndisë, shkathtësia e mendjes, mprehtësia e gjykimit, shkencat liberale dhe njohja e gjuhëve, në një farë mënyre përdhosen në çdo rast kur ato u bien në pjesë njerëzve të ligj.

~ ~ ~ ~

Adhurimi i Perëndisë duhet të jetë shpirtëror në mënyrë që t’i përgjigjet natyrës së Tij.

~ ~ ~ ~

A mund të ekzistojë pendimi i vërtetë pa besimin? Në asnjë mënyrë. Por edhe pse nuk mund të ndahen, ato duhet të dallohen.

~ ~ ~ ~

Besimi është si një dorë e zbrazët dhe e hapur e shtrirë drejt Perëndisë pa asgjë për të ofruar dhe me gjithçka për të marrë.

~ ~ ~ ~

Veset me të cilat ne jemi plot, ne i fshehim ato me kujdes nga të tjerët, dhe gënjejmë veten me mendimin se ato janë të vogla dhe të parëndësishme. Ndonjëherë madje ne i përqafojmë ato si virtyte!

~ ~ ~ ~

Ekziston edhe një proverb i vjetër, se ata që i kushtojnë shumë vëmendje trupit, përgjithësisht neglizhojnë shpirtin.

~ ~ ~ ~

Ku është pranimi ynë i Perëndisë nëse mendimet tona janë të fiksuara te magjepsja e veshjeve tona?

~ ~ ~ ~

Edhe nëse kjo tokë është vetëm një paradhomë, ne padyshim duhet t’i përdorim bekimet e saj në atë mënyrë që të ndihmohemi në vend që të vonohemi në udhëtimin tonë.

~ ~ ~ ~

Besimi është një njohje e dashamirësisë së Perëndisë ndaj nesh, dhe një bindje e sigurt për vërtetësinë e Tij.

Njoftohu për Postimet e Reja

Mos humb postimet e reja! Vendose Emailin tënd këtu dhe merr artikujt e fundit me Email! Abonohu Tani!

Lexo Politikat e Privatesise për më shumë informacion.

Rikthehu në Fillim të Faqes