A është e vërtetë që “ata që bekojnë Izraelin, do të bekohen!”?
E huazuar
“Ata që bekojnë Izraelin, do të bekohen!” — Vargu më i keqpërdorur i Zionizmit të Krishterë. Kjo frazë dëgjohet shpesh nga politikanë si Ted Cruz, të cilët nuk janë në gjendje as që të thonë se nga vjen ky varg. Ai thjesht u ka mbetur në mendje që nga shkolla e së dielës.
Ne e kemi dëgjuar miliona herë atë nga të krishterë në mbarë vendin. Ky është një nga mashtrimet e mëdha që na është imponuar ndërsa prindërit tanë dhe prindërit e tyre ishin të bindur se bërja e Izraelit si komb në vitin 1948 kishte një rëndësi aq shumë të madhe profetike, saqë ne duhej t’a mbështesim atë me çdo kusht.
Ky varg nuk ekziston në Bibël në këtë formë as edhe një herë të vetme. Ai nuk gjendet asgjëkundi, përveçse si një keqinterpretim i Zanafillës 12:2-3, ku Perëndia duke i folur Abrahamit thotë: “Unë prej teje do të bëj një komb të madh; do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd; dhe ti do të jesh një bekim. Do unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë, dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë; te ti do të jene të bekuara tërë familjet e tokës.”
Le të shohim pak kontekstin rreth këtij vargu për të kuptuar se mbi KË bie ky bekim.
Galatasve 3:7 thotë: “Dijeni, atëhere, se ata që janë prej besimit, janë bij të Abrahamit.”
Kush janë ata që kanë besim? Besimtarët e krishterë.
Pali vazhdon te Galatasve 3:8-9: “Por Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia drejtëson KOMBET prej besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: ‘Të gjitha kombet do të bekohen në ty’. Prandaj ata që janë prej BESIMIT bekohen bashkë me besimtarin Abraham.”
Galatasve 3:13-14 thotë: “Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne… që bekimi i Abrahamit t’u vijë KOMBEVE nëpërmjet Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës përmes BESIMIT.”
Shumica e të krishterëve do të thoshin diçka si: “Po, por Izraeli ka një besëlidhje të përjetshme me Perëndinë” ose “Nuk ka mundësi që Izraeli të jetë i parëndësishëm për profecitë e kohëve të fundit sepse ai u bë komb sërish pas 2000 vitesh!”
Por për çfarë fliste ai premtim? Për KË ishte ai?? Galatasve 3:16 vazhdon: “Edhe premtimet i’u bënë Abrahamit edhe Pasardhësit të tij. NUK thotë: ‘Edhe pasardhësve’, si për shumë, por si për NJË: ‘Dhe Pasardhësit tënd’, që është KRISHTI.”
Premtimi i përjetshëm u bë përmes KRISHTIT, pasardhësi i Abrahamit, në mënyrë që të gjithë besimtarët në TË të shpëtoheshin. Kjo nuk ishte aspak një profeci për Izraelin etnik, përveç atyre që BESUAN te Mesia i tyre.
Le të kthehemi te Zanafilla për më shumë kontekst rreth këtij premtimi specifik:
Zanafilla 12:7: “Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: ‘Unë do t’ua jap këtë vend pasardhësve të tu’.”
Zanafilla 13:15,16: “Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, përgjithnjë. Dhe do t’i bëj pasardhësit e tu si pluhuri i tokës; prandaj, nëse dikush mund të llogarisë pluhurin e tokës, do të mund të llogarisë edhe pasardhësit e tu.”
Zanafilla 22:17,18: “Unë me siguri do të të bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij. Dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësi yt, sepse ti iu binde zërit tim.”
Zanafilla 24:7: “Zoti, Perëndia i qiellit, që më hoqi nga shtëpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, më foli dhe m’u betua duke thënë “Unë do tua jap këtë vend pasardhësve të tu”.”
Zanafilla vazhdon të trajtojë besëlidhjen e përjetshme të Perëndisë me Abrahamin te 18:17: “A do t’ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë, pasi Abrahami duhet të bëhet një komb i madh dhe i fuqishëm, dhe tek ai do të bekohen tërë kombet e tokës?”
Zanafilla 26:4: “dhe do t’i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit; do t’u jap Pasardhësve të tu tërë këto vende; dhe të gjitha kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu.”
Zanafilla 28:13: “Dhe ja, Zoti ndodhej në maj të saj dhe i tha: ‘Unë jam Zoti, Perëndia i Abrahamit, babait tënd, dhe Perëndia i Isakut; tokën mbi të cilën je shtrirë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu; dhe pasardhësit e tu do të jenë si pluhur i tokës; dhe ti do të shtrihesh në perëndim dhe në lindje, në veri dhe në jug; dhe tërë familjet e tokës do të bekohen nëpërmjet teje dhe pasardhësve të tu.”
Bekimi përfundimtar për kombet nuk erdhi përmes Izraelit si komb politik, por përmes besimit te Krishti, Pasardhja. Kombet e tokës nuk janë bekuar përmes Shteteve të Bashkuara, por përmes Jezu Krishtit, Pasardhja, ndaj të Cilit u dha premtimi.
Ne, që kemi BESIM te Ai, jemi bijtë e Abrahamit. Jo ata që pretendojnë se janë pasardhës të tij biologjikë, por ata që BESOJNË te Pasardhja, Jezu Krishti.
Si të krishterë, ne jemi shartuar në Rrënjën, dhe kjo Rrënjë është ajo që na mban. Izraeli e refuzoi Krishtin dhe u këput. Romakëve 11:19-20 thotë: “Degët u këputën që të shartohem unë. Mirë, ato u këputën për mosbesimin, por ti qëndron për shkak të BESIMIT.”
Romakëve 11:23 thotë se Izraeli mund të shartohet sërish, por si? “Kështu edhe ata, nëse nuk do të qëndrojnë në MOSBESIM, do të shartohen, sepse Perëndia është i fuqishëm t’i shartojë ata përsëri.”
Kjo NUK do të thotë se hebrenjtë etnikë janë të përjashtuar. Romakëve 11 e bën të qartë se ata shartohen sërish përmes besimit te Jezusi, ashtu si kushdo tjetër. Çështja nuk është etnia, është besimi te Krishti.
Mbarë Izraeli, që do të thotë numri i plotë i popullit të besëlidhjes së Perëndisë (besimtarët e bashkuar në Krishtin), është shpëtuar dhe do të vazhdojë të shpëtohet. Si është e mundur kjo? Sepse, përmes BESIMIT, ne jemi shartuar si pasardhës të Abrahamit dhe Pasardhjes së tij, Jezu Krishtit.
Besimtarët në Krishtin janë Izraeli. Sovraniteti i Perëndisë përdori refuzimin e Mesisë nga Izraeli dhe verbërinë e tyre, në mënyrë që Ai ta conte shpëtimin te johebrenjtë, duke bekuar kështu mbarë tokën, kombet në veri, jug, lindje dhe perëndim.
Të GJITHA kombet do të bekohen përmes besimtarëve të Krishtit. Kjo nuk ka të bëjë me Izraelin politik, as me Shtetet e Bashkuara. Nuk ka të bëjë me idhujtarinë e Nacionalizmit. Ajo ka të bëjë me besimtarët ndër të gjitha kombet që pranojnë misionin e madh te Mateu 28:18, për të bërë dishepuj nga të gjitha kombet dhe për ti pagëzuar ata në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë.
Këto bekime janë individuale, të cilat do të bekojnë kombet që mbushen nga ata që jetojnë në besim.
Ne nuk jetojmë me “besëlidhje të dyfishta”. Nuk ka një besëlidhje për Izraelin dhe një tjetër për ne të tjerët. Ka një besëlidhje unike për ata që besojnë në Jezu Krishtin.
Është koha të ngrihemi dhe të ndalojmë së lejuari që kjo të jetë kryefjala e një ideologjie politike nga politikanë që as nuk citojnë dot vargun që e përdorin si arsye për të “bekuar” shtetin e Izraelit.
Burimi: https://www.facebook.com/groups/313292496041082/permalink/1845039886199661