Nga Mustafa Abubakar
–
Një Pastor Kryesor (ose “i pari ndër të barabartët”, siç e quajnë ata) e rrethon veten me marioneta, servilë dhe njerëz që thonë gjithmonë “po, zotëri” si bashkëpleq të tij.
–
Por pastaj ai këmbëngul se kisha e tij praktikon një shumicë pleqsh dhe se ai jep llogari para burrave të tjerë.
–
Ndërkohë që këta burra kanë frikë të ngrenë sytë, ta shikojnë në fytyrë dhe t’i japin këshillën e nevojshme dhe qortimin e sinqertë.
–
Po, duhet të ketë besnikëri midis vëllezërve në vijën e parë të betejës.
Po, dashuria duhet të mbulojë një shumicë mangësish.
Po, një vëlla i vërtetë duhet të qëndrojë pranë teje, të të mbrojë krahët dhe madje të jetë gati e i gatshëm të marrë një plumb për ty.
Po, nuk duhet të ketë konflikte të panevojshme midis vëllezërve në emër të qortimit dhe këshillimit.
Por është marrëzi të mbyllësh gojën përballë një udhëheqësi që është:
– qartësisht në gabim ose në mëkat,
– duke krijuar partneritete dhe bashkëpunime të dyshimta,
– duke mos vepruar me drejtësi,
– duke u marrë dhe duke flirtuar me mësime të çuditshme e “woke”,
– i heshtur aty ku beteja është më e ashpra; ti nuk mund ta dallosh qëndrimin e tij për çështjet më të rëndësishme të ditës, dhe është
– qartësisht në një shpat të rrëshqitshëm.
–
Është marrëzi që të mos e ballafaqosh atë dhe pastaj të pretendosh se je thirrur të jesh besnik.
Besnikëria e vërtetë biblike, në një moment, do të përfshijë biseda të vështira.
–
Një ditë (edhe nëse duhen dekada) ai do të arrijë në fund të atij shpati, do ta devijojë misionin ose do ta fundosë plotësisht anijen dhe do të mbysë të gjithë përfshirë edhe brezat që do të vijnë pas jush.
–
Ballafaqoje atë tani dhe shpëtoje atë, shpëto misionin, shpëto të tjerët dhe brezat e ardhshëm.