Kur flasim për Izraelin shumë pyetje teologjike dhe praktike ngrihen për të. Pse Izraeli e mohon Krishtin? Cfarë do ndodhë me Izraelin? Si do jetë kisha në të ardhmen? Si të krishtere, cfarë duhet të mendojmë për Izraelin? Për të gjitha këto pyetje mund të marrim përgjigje duke studiuar disa vargje dhe Romakët 11. Por përpara se ta bejme këtë duhet të shohim dy pikëpamjet kryesore sot në krishtërim në lidhje me Kishën dhe Izraelin. Ato janë:
Dispensacionalizmi. Filloi të mësohej në vitet 1800 nga John Darby. Ai mësonte se ka 7 periudha të ndryshme (dispensacione). Nuk ka vetem një popull, por dy, dy popuj të ndarë të Perëndisë, një popull shpirtëror (Kisha) dhe një popull fizik (Izraeli) me plane të ndryshme për secilin prej tyre. Gjërat me kalimin e kohës, do të bëhen keq e më keq. Mbreterimi 1000 vjecar do të jetë literal ku Krishti do të vijë të mbretërojë fizikisht nga Jeruzalemi për tërë atë periudhë; dhe Tempulli, bashkë me sakrificat e tij, do të restaurohen. A të duket dicka e njohur? Shumica e kishave ungjillore kanë këtë pikëpamje sot. Për shkak se ajo e shikon Izraelin kombëtar aktual të sotëm ne këtë mënyrë, politikisht dhe financiarisht (pavaresisht faktit që ata nuk besojnë te Krishti), jep një mbështetje të madhe për të.
Pikëpamja tjetër është ajo historike e kishës së hershme dhe e reformacionit. Teologjia e Besëlidhjes. Historikisht kisha ka besuar që ka vetëm NJE popull të Perëndisë, të përbërë nga hebrenj dhe johebrenj në të tërë kohën. Një pemë ulliri, një kishë, një popull. Populli i Perëndisë, kisha, Izraeli i vërtetë janë izraelitët e rrethprerë në zemër në Dhiatën e Vjetër (që ndryshe janë quajtur mbetja) dhe johebrenjtë besimtarë të Dhiatës së Re. Jo ata që janë izraelitë etnikisht. Përmes besimit, jo etnisë, njerëzit janë bërë bij të vërtetë të Abrahamit. Mbretërimi 1000-vjecar është mbretërimi i Krishtit prej qiellit përmes kishës së Tij dhe përhapjes së ungjillit në mbarë tokën. Një ditë (sic edhe do e shohim më poshtë) për shkak të lëvizjes së madhe të Frymës së Perëndisë, do të ndodhë një rizgjim dhe pjesa më e madhe e Izraelit etnik do të kthehet dhe do të besojë në Krishtin, dhe kështu do i bashkohet Izraelit të vërtetë, kishës. Do të ketë një kishë të vetme, një popull, hebrenj dhe johebrenj, të gjithë bashkë. Kjo ka qënë pikepamja historike e kishës, e Reformatorëve dhe puritanëve. Por për sa i përket shtetit shekullar modern të sotëm të Izraelit, ai është një popull që e ka refuzuar Krishtin, është larg Perëndisë, dhe është hedhur poshtë nga Ai. Si të krishterë, ne duhet që ta duam atë, të lutemi për të, dhe që ai të ungjillëzohet dhe të kthehet te Krishti. Por mirëdashja jonë duhet të jetë për cdo popull dhe etni; dhe lutje dhe përkujdesje të bëhen për këdo, judeun dhe paganin, hebreun dhe myslimanin. Të dy kanë nevojë për Krishtin, të dy kanë nevojë për hirin. Dhe një ditë, në Krishtin, të dy do jenë bashkë, në një kishë të vetme.
—
Një Popull – Unifikimi i Gjithë Shkrimit përmes Teologjisë së Besëlidhjes
Shkëputur nga “A janë Izraeli dhe Kisha Dy Popuj të Ndryshëm të Perëndisë?“
Shkrimi nuk mëson që Izraeli dhe kisha janë dy popuj të ndryshëm të Perëndisë me dy fate të ndryshme, një tokësor (Izraeli) dhe një qiellor (kisha). “Besëlidhja” paraqet unitetin e mahnitshëm të Shkrimit, duke i bërë Judenjtë dhe johebrenjtë një popull të vetëm të Perëndisë në Krishtin (Efesianëve 2:15). Që nga “premtimi i parë” për “farën e gruas” që do t’ia shtypte kokën gjarprit (Zan. 3:15), e deri te një nga premtimet e fundit për banimin qiellor të Perëndisë me popullin e Tij si Perëndia i tyre (Zbulesa 21:3), teologjia e besëlidhjes i lidh të gjitha këto bashkë. Rezultati është që e shohim Biblën më shumë si një rrëfim madhështor e epik, sesa si një përmbledhje tregimesh të shkurtra. Të shohësh premtimin e Perëndisë për të përmbysur shkatërrimin që Satani solli përmes mëkatit, i lidh të gjitha faqet e Shkrimit me një fill të pandërprerë. Në këtë dritë, premtimi ndaj Abrahamit, që në farën e tij do të bekohen të gjitha kombet e tokës (Zan. 22:18), lidh Zanafillën 3:15 me Galatasve 3:14, ku “bekimi i Abrahamit” aplikohet për besimtarët sot. Vuajtja e “farës së gruas” në vend të popullit të Tij del sërish në pasazhe të rëndësishme si Psalmi 22, Isaia 53 dhe Romakëve 16:20.
Udhëheqja e Moisiut për të nxjerrë popullin nga Egjipti, dhe gjithçka tjetër që ai bëri, buronte nga fakti që Perëndia kujtoi besëlidhjen e Tij me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin (Eksodi 2:24–25). Davidi iu drejtua Perëndisë për faljen e mëkateve dhe ndryshimin e zemrës (Psalmi 51), dhe iu lut që Çliruesi të vinte përmes njërit prej pasardhësve të tij (2 Samuelit 7; Psalmi 89; Psalmi 132). Solomoni kremtoi besnikërinë e Perëndisë në vendosjen e farës së Tij (të gruas) te skajet e tokës, duke sjellë bekim për të gjitha kombet (Psalmi 72). Pjetri i nxiti besimtarët të presin me durim ardhjen e Krishtit, duke i mësuar se Perëndia e ruan botën tani për hir të të zgjedhurve, ashtu siç bëri në besëlidhjen me Noeun në Zanafilla 6–9 (2 Pjetrit 3:8–9).
Teologjia e besëlidhjes është një bekim, sepse pavarësisht se në cfarë libri të Shkrimit lexojmë, çdo pjesë na kujton pjesët e tjera. I gjithë libri ka të bëjë me besëlidhjen e Perëndisë me popullin e Tij, gjithmonë duke e drejtuar tek Krishti (Luka 24:44–46). Jo vetëm që Dhiata e Vjetër përshtatet me të Renë, por Dhiata e Re fillon të duket si një rezultat i pashmangshëm i së Vjetrës, pa të cilën historia do të ishte e paplotë.
Një besëlidhje hiri e vetme përfshin si Judenjtë ashtu edhe johebrenjtë në jetën e përjetshme në Krishtin:
“Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin. Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.” (Gal. 3:28–29). Pavarësisht nëse e marrim parasysh besëlidhjen e Perëndisë me Adamin, Noeun, Abrahamin, Davidin, apo me besimtarët sot nën besëlidhjen e re në Krishtin, “bekimi i Abrahamit” (Gal. 3:14) vjen mbi të gjithë besimtarët, Judenj e johebrenj, që janë “pagëzuar në Krishtin” (Gal. 3:27). Mësimi që Izraeli dhe kisha besnike janë dy popuj të ndryshëm të Perëndisë me dy fate të ndara (të ashtuquajtur “Dispensacionalizëm”) e copëton Shkrimin dhe mjegullon pamjen tonë për planin e vetëm dhe të qëndrueshëm të shpëtimit nga Perëndia Triun.
—
Shkëputur nga “Kisha dhe Izraeli në Dhiatën e Re“
Gjatë pjesës më të madhe të periudhës së Dhiatës së Vjetër, ekzistonin tre grupe njerëzish: kombet pagane, Izraeli kombëtar dhe Izraeli i vërtetë (mbetja besnike). Megjithëse kombi i Izraelit shpesh ishte i përfshirë në idhujtari, apostazi dhe rebelim, Perëndia gjithmonë ruajti për Veten një mbetje besnike, ata që i besonin Atij dhe nuk përkuleshin para Baalit (1 Mbretërve 19:18). Kjo mbetje, ky Izrael i vërtetë, përfshinte burra si Davidi, Joashi, Isaia dhe Danieli, si edhe gra si Sara, Debora dhe Hanna. Ishin ata që ishin rrethprerë në mish, dhe një numër më i vogël që kishin edhe zemrën e rrethprerë. Kështu që, edhe në Dhiatën e Vjetër, jo të gjithë ishin Izrael, megjithëse ishin pasardhës të Izraelit (Romakëve 9:6).
Në kohën e lindjes së Jezusit, mbetja besnike (Izraeli i vërtetë) përfshinte besimtarë si Simeoni dhe Ana (Luka 2:25–38). Gjatë shërbesës së Jezusit, Izraeli i vërtetë u pa më qartë te ata dishepuj hebrenj që besonin se Jezusi ishte Mesia. Ata që e refuzuan Jezusin nuk ishin Izrael i vërtetë, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike. Kjo përfshinte shumë nga skribët dhe farisenjtë. Megjithëse etnikisht ata ishin hebrenj, ata nuk ishin Izrael i vërtetë (Romakëve 2:28–29). Izraeli i vërtetë u përcaktua nga bashkimi me Izraelitin e vërtetë, Jezus Krishtin (Galatasve 3:16, 29).
Në ditën e Rrëshajëve, Izraeli i vërtetë, pra besimtarët hebrenj në Jezusin, u morën nga Fryma e Shenjtë dhe u formuan në bërthamën e kishës së Dhiatës së Re (Veprat 2). Fryma e Shenjtë u derdh mbi Izraelin e vërtetë, dhe të njëjtët burra e gra që ishin pjesë e këtij Izraeli të vërtetë u bënë tani kisha e vërtetë e besëlidhjes së re. Shpejt pas kësaj, johebrenjtë filluan të bëheshin pjesë e këtij grupi të vogël.
Kjo është një pikë jashtëzakonisht e rëndësishme për t’u kuptuar, sepse shpjegon pse ka kaq shumë ngatërrim lidhur me marrëdhënien midis kishës dhe Izraelit. Përgjigjja varet nga ajo nëse po flasim për Izraelin kombëtar apo për Izraelin e vërtetë. Kisha është ndryshe dhe në dallim nga Izraeli kombëtar, ashtu siç Izraeli i vërtetë në Dhiatën e Vjetër ishte vënë në dallim nga Izraeli kombëtar, edhe pse ishte pjesë e tij. Grupi i mbetjes ishte pjesë e tërësisë, por mund të dallohej prej saj për shkak të besimit të tij.
Megjithatë, nëse po flasim për Izraelin e vërtetë, në të vërtetë nuk ka dallim. Izraeli i vërtetë i Dhiatës së Vjetër u bë bërthama e kishës së vërtetë në ditën e Rrëshajëve. (Veprat 2) Këtu analogjia e pemës së ullirit që përdor Pali në Romakëve 11 është shumë ndriçuese. Pema përfaqëson popullin e besëlidhjes së Perëndisë, Izraelin. Pali e krahason Izraelin jobesues me degë që janë thyer nga pema e ullirit (Rom. 11:17a). Ndërsa johebrenjtë besues i krahason me degë të një ulliri të egër që janë shartuar në pemën e kultivuar të ullirit (Rom. 11:17b–19). Pika më e rëndësishme për t’u vënë re është se Perëndia nuk e pret pemën e vjetër për të mbjellë një të re (kjo do të ishte “teologjia e zëvendësimit”). As nuk mbjell një pemë të dytë pranë asaj të vjetrës dhe pastaj sharton degë nga e vjetra në të renë (ky është “dispensacionalizmi tradicional”). Në vend të kësaj, e njëjta pemë ekziston përtej ndarjes midis Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re. Ajo që mbetet pasi hiqen degët e vdekura është Izraeli i vërtetë. Besimtarët johebrenj tani janë shartuar në këtë pemë të vjetër ekzistuese (Izraeli i vërtetë / kisha e vërtetë). Ekziston vetëm një pemë e mirë ulliri, dhe e njëjta pemë vazhdon të ekzistojë përtej ndarjes së besëlidhjeve.
Çfarë do të thotë kjo për kuptimin tonë të marrëdhënies midis kishës dhe Izraelit? Do të thotë që, kur Izraeli i vërtetë u pagëzua nga Fryma në ditën e Rrëshajëve (te Veprat 2), Izraeli i vërtetë u bë kisha e Dhiatës së Re. Pra, ekziston vazhdimësi midis Izraelit të vërtetë dhe kishës. Kjo është arsyeja pse rrëfimet reformuara mund të flasin për kishën si një realitet që ekziston që nga fillimi i botës (p.sh., Besimi Belg i Besimit, neni 27). Më tej, ka mospërputhje midis kishës dhe Izraelit kombëtar, ashtu siç kishte mospërputhje midis mbetjes besnike dhe Izraelit apostat në Dhiatën e Vjetër.
—
“Mbarë Izraeli do të shpëtohet” Romakët 11:26
Përshtatur nga predikimi “Judenjte do te vijne te Jezusi” Nga Romesh Prakashpalan
Apostulli Pal te Romakët 11:25 shkruan se ne nuk duhet të jemi të paditur për misterin që ka të bëjë me të ardhmen e judenjve dhe me të ardhmen e vetë kishës dhe të botës. Shkrimi na tregon që judenjtë një ditë do të kthehen te Jezusi dhe do të bashkohen me kishën e Jezu Krishtit. Bibla është shumë optimiste te Romaket 11 për të ardhmen e kishës. Në mënyrë të qartë në këtë kapitull shohim që përmes veprave që Zoti do të bëjë, do të ketë një derdhje të madhe të Frymës së Perëndisë mbi tokë. Kombet do të bekohen në një mënyrë të madhe që ne nuk e kuptojmë dot tani. Romakët 11 është një nga pasazhet më të mëdha të Shkrimit ku tregohet lavdia që do të jetë në kishë. Hebrenj dhe johebrenj do të jenë së bashku me anë të besimit në Krishtin në një kishë të vetme. Një e ardhme e lavdishme e pret kishën!
Kapitulli 11 mund të permblidhet në tre pika kryesore: problemi, qëllimi dhe premtimi.
Problemi është pse judenjtë nuk janë kthyer te Mesia, Krishti. Ai tregon që për një kohe, Izraeli është i verbuar. Në vargjet 7 dhe 8 ai thotë
“Izraeli nuk e mori atë që kërkonte, kurse të zgjedhurit e morën, dhe të tjerët u verbuan, siç është shkruar: ”Perëndia u dha atyre frymë hutimi, sy që të mos shohin dhe veshë që të mos dëgjojnë deri në ditën e sotme”.
Prej tyre sot, ka vetëm një mbetje të shpëtuar. Vargu 5 thotë: “në kohën e tanishme ka mbetur një mbetje pas zgjedhjes së hirit.” Vetëm një mbetje prej tyre ka ardhur në besim te Zoti Jezus. Shumica janë të verbër. Ndryshe nga Izraeli i Perëndisë për të cilin flet te Galatasit, këtu ai flet për Izraelin etnik. Por cili është qëllimi i Perëndisë në verbimin e shumicës së judenjve? A do të jetë përgjithmonë apo është e përkohshme?
Pika e dytë në këtë kapitull është qëllimi. Ne vargun 11 thuhet:
“me anë të rrëzimit të tyre u erdhi shpëtimi johebrenjve, që t’i shtjerë ata në xhelozi.”
Qëllimi ishte që shpëtimi t’u vijë johebrenjve. Për shkak të refuzimit të tyre, ungjilli u shpërnda jashtë Jeruzalemit. Zoti përdori armiqësinë e judenve për të cuar krishtërimin në tërë botën. Por kthimi i johebrenjve gjithnjë e më shumë në besim, do t’i provokojë hebrenjtë të bëhen xhelozë. Një ditë, Zoti do ta heqë verbërinë nga hebrenjtë. Në këtë mënyrë, ata do të bëhen pjesë e kishës së Jezus Krishtit. Në vargun 12 apostulli tregon “sa më tepër do të jetë mbushullia e tyre?”. Kur hebrenjte të kthehen te Krishti bota do të jetë shumë më e bekuar. Në vargun 15 ai thotë:
“në qoftë se refuzimi i tyre është pajtim për botën, ç’do të jetë ripranimi i tyre, përveç se kalimi prej vdekjes në jetë?”
Nëse nga refuzimi i judenjve, bota u pajtua, sa më shumë do të shpërthejë ungjilli dhe bota do të bekohet kur hebrenjë të kthehen te Krishti?! Kur Izraeli të bëhet pjesë e kishës, do të jetë sikur ka kalim nga vdekja në jetë. Do të ndodhë në një mënyre që s’ka ndodhur asnjëherë më parë! Bota do të ndryshojë tërësisht.
Ne vargun 24 ai tregon se ka vetem një kishë (nje peme ulliri):
“në qoftë se ti u këpute nga ulliri i egër prej natyre dhe u shartove kundër natyrës në ulli të butë, aq më tepër këto, që janë degë prej natyre, do të shartohen në ullirin e vet.”
Të gjithë ata që janë të shpëtuar janë në të. Nuk ka kishë të ndarë hebraike dhe kishë të ndarë johebraike. Hebre ose johebre, bëhet pjesë e kishës vetëm me anë të besimit në Jezu Krishtin.
Në vargun 26 është pika e tretë dhe e fundit e këtij kapitulli. Premtimi:
“Mbare Izraeli do të shpëtohet”.
Fjala është për Izraelin etnik. Jo cdo individ në të do të shpëtohet por një numër i madh i tyre, ndoshta pjesa më e madhe aq sa kur të shikohet mbi Izraelin, njerëzit do të thonë “ky është një popull i shpëtuar”. Ndoshta sic ka qënë njëherë e një kohë Skocia dhe Hollanda.
Ne vargjet 28 dhe 29 ai vijon të thotë se Perëndia mban besëlidhjen, se ata janë të dashur për hir të eterve, dhe se thirrja është e pakthyeshme. Tani për tani ata janë armiq të ungjillit. Në këtë kohë, ata jane goxha armiqësorë ndaj të krishterëve ku shpesh i përshtyjnë. Për shkak të verbërisë së tyre ata janë armiq por Krishti tha që t’i duam armiqtë tanë. Si të krishterë, ne duhet t’i trajtojmë ata me dashuri dhe respekt, madje të ndajmë edhe unglillin që të njohin Mesian e vërtetë. Ashtu sic ne johebrenjte kemi marrë mëshirë, po ashtu të marrin edhe ata mëshirë.
Nga kapitulli 11 ne mund të presim që ungjili do të përhapet në tokat pagane përmes misioneve të kishës. Shumë johebrenj do të kthehen te Krishti. Në këtë mënyrë judenjtë do te provokohen të jenë xhelozë. Misionet te judenjtë do të jenë shumë të frytshme dhe Fryma e Perëndisë do të bjerë. Syte e tyre do të hapen dhe ata do të kthehen masivisht te Krishti. Do të jetë vetëm një kishë e Jezu Krishtit, hebrenj dhe johebrenj bashkë. Kjo do të vazhdojë për pak kohë dhe Krishti do të rikthehet. Kjo ka qënë pikëpamja e Presbiterianëve Skocezë dhe të Puritanëve. Kjo ka qene doktrina historike e kishës. Nuk është habi që misionet tona janë dobësuar për shkak se kjo doktrinë është neglizhuar. Kur ata të kthehen te Krishti, ata do te jenë një komb i krishterë. Etnikisht judenj por me besim të krishterë. Me një qeveri nën Krishtin. Një vend si Skocia, Hollanda ose Gjeneva në ditët e Reformacionit. Krishti do te jetë Mbreti, jo fizikisht, por duke mbretëruar nga qielli sic bën me të gjitha kombet e tjera.
Cila është zgjidhja për konfliktin judeo-arab? Zgjithja është kur judenjtë dhe arabet të puthin Birin, të vijnë tek Krishti.
Këto janë gjashtë aplikime nga pasazhi:
1) Judenjtë të kthehen tek Krishti. Kjo është shpresa dhe lutja jonë për ta. Nuk ka dicka të tillë si vlerat judeo-krishterë. Ato nuk janë njësoj. Vlerat e Izraelit do të jenë të krishera një ditë. Ata kanë nevojë për Krishtin.
2) Ne duhet të lutemi për premtimin e pasazhit tonë. Mbretëria e Perëndisë do të vijë.
3) Mbaj mend barrën dhe udhëzimin e Palit për misionet ndër johebrenjtë që janë të nevojshme. Që Ungjilli të shkojë në skajet e tokës.
4) Të jemi të zellshem për të Reformuar Kishën. Asnjë jude nuk do që të shkojë në një kishë të mbushur me idhujtari. Imazhe të Perëndisë dhe imazhe basfemuese të Krishtit. Ata e dinë urdhërimin e dytë. Ne duhet të reformojmë praktikat jobiblike.
5) Ne nuk mund të kemi një sy jokritik mbi shtetin shekullar të Izraelit. Dispensacionalizmi na ka hedhur hi syve dhe ne inorojme vuajtjet e arabëve të krishterë dhe etnive të tjera. Te krishterë ka në Izrael dhe në Palestinë. Izraeli ka të drejtë për vetë-mbojtje por ne nuk mund të kemi qëndrimin se cfarë do gjëje që bën Izraeli është e drejtë. Keqberjet nga secila anë duhet të dënohen. Të mos biem në kurthin që të mbështesim ata që janë armiqtë e ungjillit dhe të injorojmë vëllezërit në besim.
6) Të jemi shpresëplotë për të ardhmen e Kishës. Ka shume pesimizëm sot në kishë sepse Dispensecionalizmi na ka thënë përsëri dhe përsëri që gjërat në botë do të bëhen më keq. Do të ketë një bekim të madh që do të derdhet në botë dhe gjendja e kishës do të bëhet më e lavdishme. Ky pasazh duhet të na hedhë në misione.
7) Nëse Perëndia hodhi kështu Izraelin, po ti dhe unë? Le te shkojmë te Krishti, që është Shpëtimtari i hebreut dhe johebreut. I cfarë do lloj etnie qofsh, sado mëkatar i madh qofsh, shko te Krishti që të shpëtohesh.












