Projektligji për Barazinë Gjinore në Shqipëri!

Barazine Gjinore

Ky projektligj i votuar sot është një goditje e madhe kundër familjes në Shqipëri. Ne mund të themi se ai është një rebelim i hapur kundër vetë Perëndisë, Zotit të qiellit dhe tokës! Ky ligj është hapi pasardhes, ndër shumë hapa të tjerë të lëvizjes feministe, e cila prej kohësh ka kërkuar dhe kërkon që të shkatërrojë familjen duke feminizuar burrat, mashkullorizuar gratë, të zhdukë dallimet gjinore, të kthejë përmbys thirrjet dhe rolet e ndryshme gjinore për burrin dhe gruan, të rrisë abortet dhe divorcet, të indoktrinoje fëmijet, etj. Për të sjellë kështu, rrënimin e shoqërisë dhe të kombit. Frytet dhe efektet e kësaj lëvizje ne tashmë mund t’i shohim goxha sot!

Perëndia, Ligjvënësi dhe Gjykatësi i përsosur, Sunduesi sovran, Krijuesi dhe Mbajtësi i cdo gjëje, në Fjalën e Tij të shenjtë dhe të vetme, Bibla, te 2 Samueli 23:3 thotë: “Ai që sundon mbi njerëzit duhet të jetë i drejtë, që mbretëron në frikën e Perëndisë.” (Përkthimi KJV). Po ashtu, te Fjalët e Urta 16:12 thuhet: “Eshtë një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.” Përsëri, te Fjalët e Urta 20:28 thuhet: “Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.” Te Psalmi 75:7 thuhet: “Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.” Psalmi 14:34 thotë: “Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.” Mateu 28:18 thotë: “Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: ”Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.” dhe te Psalmi 2:10-12 Ai thotë: “Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut. Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma. Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.” Sic edhe mund ta shohim nga këto vargje, Perëndia kërkon prej atyre që janë në autoritet që të qeverisin drejtësisht, në frikën e Zotit, ti nënshtrohen Krishtit, dhe të ushtrojnë detyrat e tyre sipas ligjeve të Perëndisë. Këtë duhet të synojë shteti shqiptar që të bëjë, për të mirën e vendit. Rrugët e Perëndisë janë të përsosura dhe të mira. Nëse ai e bën këtë, Zoti do e bekojë këtë vend. Por nëse e kundërta ndodh, atëhere Zoti do të sjellë gjykimin e tij. Në Bibël na tregohet se kur mbretërit kanë qënë të drejtë Zoti i ka bekuar, por kur ata kanë vepruar me ligësi dhe padrejtësi, Ai ka sjellë gjykim mbi ta. 2 Mbreterit 18:3,6,7 thotë: “Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Zotit…Mbeti i lidhur me Zotin, nuk pushoi së ndjekuri gjurmët e tij dhe respektoi urdhërimet që Zoti i kishte dhënë Moisiut. Kështu Zoti mbeti pranë tij, dhe atij i dilnin mbarë të gjitha ndërmarrjet e tij.” 2 Kronikave 17:4,5 thotë: “Kërkoi Perëndinë e atit të tij dhe eci sipas urdhërimeve të tij… Prandaj Zoti e përforcoi mbretërinë në duart e tij.” Ne, të krishterët, të urdhëruar nga Perëndia për të respektuar, për t’u bindur dhe për tu lutur për ata që janë në autoritet, bëjmë thirrje që ata të ndjekin Zotin, të qeverisin me drejtësi, t’i nënshtrohen Krishtit, dhe të ushtrojnë detyrat e tyre sipas ligjeve të Perëndisë. Krishti është Mbret. Dhe vetëm ata që vijnë dhe strehohen te Krishti do të shpëtohen nga gjykimi i Tij dhe do të bekohen.

Perëndia pastë mëshirë për Shqipërinë dhe na bekoftë me një qeveri dhe shtet të krishterë që ka frikën e Perëndisë. Amen. Por, që kjo të ndodhë, kisha, drita dhe kripa e tokës, duhet të shndrisë dhe të japë shije. Dhe ajo mund ta bëjë këtë VETEM nëse ajo pendohet për largimin e saj nga Fjala e Perëndisë, braktis këtë krishtërim sipërfaqësor modern, të mbushur me gjithefarë lloj shpikjesh njerëzore dhe rikthehet tek shtigjet e vjetra dhe krishtërimi historik i reformuar (krishtërim që ka ndryshuar kombe të tëra). Ajo cka po ndodh sot është një lëvizje e qëllimtë dhe e shumëanshme. Familja prej kohesh është sulmuar nga cdo anë e mundshme. Dhe Kisha nuk ka bere asgjë kundër saj! Përkundrazi, ajo i ka ulur gjurin prej kohësh kësaj lëvizje. Kisha e ka toleruar lëvizjen feministe prej shumë kohesh dhe madje ka përvetësuar idetë e saj rebele anti-Perëndi kur ajo hesht dhe nuk mëson për rolet e ndryshme gjinore të burrit dhe gruas. Kisha i është dorëzuar lëvizjes feministe që donte ti nxirrte gratë nga shtepia, që ato të mos ishin më shtëpi-bërese sic Fjalët e Urta 31 dhe Titi 2:5 mësojnë, por të rendnin pas karrierës dhe të jetonin dhe punonin si burra. Kisha i është dorëzuar lëvizjes feministe kur nuk i mëson vajzat që t’u nënshtrohen burrave te tyre dhe si shenjë të këtij nënshtrimi të mbulojnë kokën në sherbesën e kishës, ashtu sic Shkrimi i Shenjtë mëson te 1 Korintast 11 dhe Kisha ka praktikuar për 2000 vite të historisë së saj. Kisha i është dorëzuar lëvizjes feministe kur nuk i mëson dhe inkurajon besimtarët që të jenë të frytshëm dhe të shumëzohen, ashtu sic Perëndia urdhëron te Zanafilla, por përkundrazi, i mëson të jenë kundër jetës duke i mësuar që të kontrollojnë lindjet dhe të kenë pak fëmijë. Kisha i është dorëzuar lëvizjes feministe kur nuk i mëson vajzat dhe gratë që të braktisin sensualizmin dhe të veshurit pothuajse si burrat në veshjet e tyre (që erdhën si rezultat i kësaj lëvizje), dhe të vishen në mënyrë modeste dhe veshje shumë femërore. Aq me keq kur, në disa “kisha” tashme ka gra predikuese dhe pastore në kundërshtim me Perëndinë dhe Shkrimin që nuk u ka dhënë grave autoritet për të predikuar apo mbajtur pozicione autoriteti. Ky është nje fryt i lig dhe rezultat direkt i lëvizjes feministe.

Shumë shembuj dhe raste të tjera mund të përmënden. Ne të krishterët me të drejtë jemi të shqetësuar për këtë projektligj dhe që po e kundërshtojmë atë, por a jemi ne, të vetëdijshëm edhe për hapat e tjera të shumëanshme të lëvizjes feministe, disa nga të cilat sapo i përmënda më lart dhe që kanë ndodhur përpara këtij projektligji dhe që e ka cuar gjendjen deri në këtë pikë? Ka edhe shumë aspekte të tjera, për të cilat kisha duhet të heqë shtesat dhe shpikjet njerëzore, dhe duhet të reformohet. Nëse ne me të vërtetë duam që Shqipëria të ndryshojë, a jemi të gatshëm të reformojmë mësimet dhe praktikat tona dhe të kërkojmë shtigjet e vjetra të krishtërimit të Reformuar historik?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes