Arma e vetme për të luftuar mëkatin!

mëkatin

Charles Spurgeon

“Por në të gjitha këto jemi më shumë se fitimtarë, me anë të Atij që na deshi.” Romakëve 8:37

Ne shkojmë te Krishti për falje, por pastaj shumë shpesh ne mbështetemi në forcën tonë për të luftuar mëkatet tona. Pali na qorton kështu: “A jeni kaq të pamend sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni tani në mish?” Galatasve 3:3

Çoji mëkatet e tua te kryqi i Krishtit sepse njeriu i vjetër mund të kryqëzohet vetëm atje. Arma për të luftuar mëkatin është heshta që shpoi anën e Jezusit!

Për ta ilustruar: Ti dëshiron të mposhtësh një temperament të zemëruar. Si vepron për këtë? Është shumë e mundur që ti nuk e ke provuar asnjëherë mënyrën e drejtë e të shkuarit te Jezusi me të. Si e mora unë shpëtimin? Unë vajta te Jezusi ashtu siç isha dhe i besova Atij të më shpëtonte. Unë duhet ta vras temperamentin tim të zemëruar në të njëjtën mënyrë! Unë duhet të shkoj te kryqi me të dhe t’i them Jezusit: “Zot, unë të besoj Ty që të më shpëtosh prej tij.”
Kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë atij goditjen e vdekjes.

A je lakmues? A ndien se bota të zë në kurth? Ti mund të luftosh kundër kësaj të keqe sa të duash, por ti kurrë nuk do të çlirohesh prej saj në asnjë mënyrë veçse me gjakun e Jezusit. Coje te Krishti. Thuaji Atij: “Zot, emri Yt është Jezus, sepse Ti e shpëton popullin Tënd nga mëkatet e tij. Zot, ky është një nga mëkatet e mia. Më shpëto prej tij!”

Urdhëresat janë asgjë, pa Krishtin si mjet vdekjeje ndaj mëkatit. Lutjet e tua, pendesat e tua, lotët e tu — të gjitha së bashku nuk vlejnë asgjë pa Të. “Asgjë përvecse Jezusit mund t’u bëjë mirë mëkatarëve të pafuqishëm” — dhe gjithashtu shenjtorëve të pafuqishëm. Ti duhet të jesh fitimtar vetëm nëpërmjet Atij që të ka dashur, nëse do që të jesh fitimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes