12 Vjedhësit e Kohës!

Kohes

Puritani Richard Baxter (1615–1691) 

Pastor, teolog dhe shkrues puritan anglez gjatë shekullit të 17-të.

“Duke shfrytëzuar kohën.” — Kolosianëve 4:5

“Që të ecni në një mënyrë të denjë për Zotin, që t’i pëlqeni në çdo gjë.” — Kolosianëve 1:10

 

Vjedhësi 1. Një nga mëkatet më të mëdha që e shpërdoron kohën është përtacia ose dembelizmi.

Vjedhësi 2. Vjedhësi tjetër i kohës është teprimi me gjumin.

Vjedhësi 3. Një tjetër shpërdorues kohe është stolisja e tepruar e trupit.

Vjedhësi 4. Një tjetër vjedhës kohe është pompoziteti dhe luksi i panevojshëm në mobilim dhe argëtimet shtëpiake.

Vjedhësi 5. Një tjetër mëkat që humbet kohën është ngrënia dhe pirja e tepërt, dhe festa të panevojshme.

Vjedhësi 6. Një tjetër humbje kohe është e folura e kotë.

Vjedhësi 7. Një tjetër vjedhës i kohës është shoqërimi i kotë dhe mëkatar.

Vjedhësi 8. Një tjetër vjedhës famëkeq i kohës janë sportet dhe lojërat e tepruara, të cilat maskohen me titullin mashtrues pushim ose çlodhje.

Vjedhësi 9. Një tjetër shpërdorues kohe është teprimi me kujdeset dhe punët e botës.

Vjedhësi 10. Një tjetër vjedhës kohe janë mendimet e kota, të pakontrolluara dhe mëkatare.

Vjedhësi 11. Një tjetër mëkat i rrezikshëm që humbet kohën është leximi i librave të pavlera, dramave, romaneve, dhe novelave. Si edhe studimet e padobishme, që bëhen vetëm për krenari, lavdi të rreme ose për të kënaqur një mendje kureshtare dhe mishore.

Vjedhësi 12. Por vjedhësi kryesor që ua grabit njerëzve kohën, është një zemër e pashenjtë dhe e pa perëndishme; sepse ajo humb kohë, çfarëdo që të bëjë njeriu, sepse ajo nuk synon asnjëherë të bëjë asgjë për lavdinë e Perëndisë.

 

“Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë!” — 1 Korintasve 10:31

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes