Qëndro Besnik në Punën Tënde

Besnik

Qëndro Besnik në Punën Tënde

 

Qëndro besnik në punën tënde.
Mos u tërhiq sepse luani ulërin.
Mos u ndal për të gjuajtur me gurë qentë e djallit.
Mos e humb kohën duke ndjekur lepujt e djallit.

Bëje punën tënde.

Lëri gënjeshtarët të gënjejnë.
Lëri sektarët të grinden.
Lëri kritikët të shpifin.
Lëri armiqtë të akuzojnë.
Lëre djallin të bëjë më të keqen e tij.

Por kujdesu që asgjë të mos të pengojë të përmbushësh me gëzim punën që Perëndia të ka dhënë.

Ai nuk të ka urdhëruar që të admirohesh apo të vlerësohesh.
Ai kurrë nuk të ka thirrur që të mbrosh karakterin tënd.
Ai nuk të ka vënë në punë që të kundërshtosh të rremën (për veten tënde)
që shërbëtorët e Satanit ose edhe shërbëtorët e Perëndisë mund të fillojnë ta përhapin,
apo të ndjekësh çdo thashethem që kërcënon reputacionin tënd.

Nëse bën këto gjëra, nuk do të bësh asgjë tjetër.
Do të punosh për veten dhe jo për Zotin.

Vazhdo punën tënde.
Le të jetë synimi yt i qëndrueshëm si një yll.
Ti mund të sulmohesh, të të bëhet padrejtësi, të fyhesh, të shpifet ndaj teje,
të plagosesh e të refuzohesh, të keqkuptohesh, ose të të atribuohen motive të papastra;
ti mund të keqtrajtohesh nga armiqtë, të braktisesh nga miqtë,
dhe të përbuzesh e të refuzohesh nga njerëzit.

Por kujdesu që me vendosmëri të palëkundur,
me zell të pandërprerë,
të ndjekësh qëllimin e madh të jetës sate dhe arsyen e qenies sate,
derisa më në fund të mund të thuash:

“E kam përfunduar veprën që Ti më dhe për të bërë.”

 

—  Anonim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes