Nga Mustafa Abubakar
Çfarë duhet të bëjë një vajzë beqare ndërsa pret që një burrë të vijë dhe të martohet me të?
1. Ajo duhet të lutet dhe t’i besojë ZOTIT që t’i sjellë burrin e duhur. Dëshira e saj e thellë për t’u martuar nuk është idhujtari. Është e drejtë dhe e mirë të dëshirosh martesën.
–
2. Ajo duhet të ndjekë një shkollim në produktivitetin e shtëpisë, ekonomi familjare, artet e traditës klasike, gatim, pastiçeri, kopshtari, qepje dhe përgatitje rrobash — e kuptoni idenë. Një shkollim që mund ta ndihmojë atë që të kalojë natyrshëm dhe lehtësisht në rolin e gruas dhe nënës.
–
3. Ajo duhet të kujdeset për higjienën e saj, të lajë dhëmbët, të përdorë parfum, të veshë rrobat e saj më të mira dhe të shkojë në lëmin ku është Boazi.
–
4. Ashtu si Ruthi, ajo duhet që ta bëjë veten të disponueshme; ta bësh veten të dukshme nuk është mëkat. Ajo nuk duhet të sillet në mënyrë të dëshpëruar, por as edhe që të jetë e vështirë për t’u gjetur. Ajo duhet ta vendosë veten në rrugën ku mund të ndiqet; të marrë pjesë në studime biblike, mbledhje shtëpiake, konferenca, takime lutjeje gjatë javës, klube librash të përshtatshme, takime për beqarë — e kuptoni idenë. Unë nuk po them që ajo të bëhet një person që vrapon pa pushim nga një takim në tjetrin; po them vetëm që ajo duhet të kuptojë rrethanat e saj dhe me urtësi e qëllim të jetë e pranishme aty ku burrat e duhur mund ta gjejnë.
–
5. Ajo duhet të ndjekë një profesion si ndihma për çiftet që shkollojnë fëmijët e tyre në shtëpi, kryerja e porosive për familje, përgatitja dhe shitja e erëzave shtëpiake, shkrimi i librave për fëmijë, hapja e një biznesi duke ofruar pastrim të thelluar të shtëpive, gatimi dhe shpërndarja e ushqimit, dekorimi i brendshëm, shërbimet e kateringut — e kuptoni idenë. Një profesion që mund ta ndihmojë atë të kalojë lehtësisht dhe natyrshëm në rolin e gruas dhe nënës, pa e ndier atë si një ndryshim të madh, të vështirë dhe të lodhshëm. Profesioni duhet gjithashtu që ta ndihmojë atë të arrijë pikën numër 4 më sipër.
–
6. Nëse babai i saj është një burrë i qëndrueshëm dhe i perëndishëm, ajo duhet t’i kërkojë drejtpërdrejt ndihmë për të gjetur një bashkëshort. Në fakt, babai duhet të jetë duke e bërë këtë në mënyrë aktive edhe pa ia kërkuar vajza.
–
7. Ajo duhet t’i kërkojë pastorit të saj dhe burrave e grave më të moshuara e të perëndishme në kishën e saj lokale që ta ndihmojnë të gjejë një bashkëshort. Në fakt, pastori dhe këta besimtarë më të moshuar duhet të jenë duke e bërë këtë në mënyrë aktive edhe pa ia kërkuar ajo.
–
8. Ajo nuk duhet ta mbajë të mbyllur llogarinë e saj në Facebook dhe, herë pas here mund të publikojë fotografi modeste të vetes (jo vazhdimisht), por kurrë foto nga mbrapa. Duhet të jetë e qartë nga llogaria e saj se ajo është beqare dhe po i beson ZOTIT për një burrë të perëndishëm dhe burrëror. Nëse ke trup që ta thuash hapur, gjej mënyra të mençura dhe të kujdesshme për ta bërë të ditur. Në përgjithësi, duhet të dihet se ti je beqare dhe një bashkëshorte e mundshme.
–
9. Ajo duhet të përfitojë nga rrjetet sociale, por me mençuri dhe kujdes. Ajo mund ta përdorë llogarinë e saj në Facebook për të publikuar materiale mbi feminitetin dhe gruan sipas Biblës — duke shpërndarë përmbajtje që mund të tërheqë një burrë të krishterë, të qëndrueshëm dhe burrëror.
–
10. Ajo duhet të përfitojë nga shërbesat që ndihmojnë për të gjetur një bashkëshort… ndërsa babai, pastori dhe/ose burra e gra të tjera të moshuara e të besueshme e shoqërojnë nga afër në këtë proces.
–
Te qenit beqar nuk është një dhunti. Martesa nuk është një idhull. Arsimi dhe profesioni i saj duhet ta ndihmojnë që të kalojë natyrshëm dhe lehtësisht në rolin e gruas dhe nënës.