ÇFARË DUHET TË BËJNË DJEMTË E RINJ NDËRSA JANË ENDE BEQARË

beqar

Nga Mustafa Abubakar

Si përgatitje, çfarë duhet të bëjë një i ri beqar ndërsa kërkon gruan e duhur për ta njohur dhe për t’u martuar me të?

1. Ai duhet të studiojë dhe të kërkojë që të ketë një kuptim të thellë të mandatit kulturor. Burrat u krijuan për të ndërtuar një emër familjar, për të luftuar dragonjtë, për të përhapur ungjillin, për të çuar përpara Mbretërinë e Krishtit, për të marrë pjesë në ndërtimin e kishës së Tij dhe për të ndikuar kulturat, shoqëritë dhe kombet me të Vërtetën. Ti ke lindur për të luftuar dhe për të çuar përpara Mbretërinë e Krishtit. Kërko të kesh njohuri dhe kuptim të thellë për këto gjëra.

2. Zoti i ka urdhëruar burrat që t’i lajnë gratë e tyre me Fjalën dhe t’i rrisin fëmijët e tyre në frikën, disiplinën dhe mësimin e Zotit. Prandaj, një i ri që pret të martohet duhet t’i studiojë Shkrimet çdo ditë — të bëhet mjeshtër i Shkrimeve dhe njëkohësisht të jetë i sunduar prej tyre. Lexoje të gjithë Biblën një herë në vit dhe Dhiatën e Re dy herë në vit.

3. Ty do të të kërkohet të sigurosh ushqimin, strehimin, veshjen, kujdesin shëndetësor dhe nevojat e tjera fizike për familjen tënde. Sigurimi financiar për familjen tënde nuk është një partneritet mes teje dhe gruas tënde. Është përgjegjësia jote. Gruaja jote është shtëpi-bërëse, jo fituese e bukës së gojës. Prandaj, ndërto një profesion, një biznes ose një karrierë që të sjell të ardhura. Edhe nëse je thirrur në shërbesë të plotë të ungjillit, përpiqu të kesh edhe një profesion të dytë ose zanat… Do të të duhen para për të ndërtuar një familje; prandaj gjej mënyra për të fituar para dhe puno fort për të ndërtuar pasuri.

4. Duke zhvilluar më tej pikën numër 2: ndër të tjera, t’i mësosh gruas sate Fjalën dhe t’i dishepullosh fëmijët e tu do të thotë të kryesh atë që quhet Adhurim Familjar të paktën katër herë në javë. Prandaj, përgatitu që të udhëheqësh gruan dhe fëmijët e tu në Adhurimin Familjar rreth tryezës së darkës. Ti duhet të fillosh të lexosh për këtë që tani, të vizitosh familje që e praktikojnë atë dhe të mësosh prej tyre.

5. Që ta udhëheqësh me besnikëri gruan dhe fëmijët e tu në jetën shpirtërore përmes kësaj kohe tatëpjete kulturore, kaosit dhe çmendurisë, ty do të të duhet që të njohësh doktrinat bazë dhe të kesh një botëkuptim të fortë biblik. Prandaj, studio Teologjinë Sistematike, Teologjinë Praktike, mëso si të interpretosh Shkrimet (Hermeneutikën), njihu me Historinë e Kishës, etj.

6. Ti do të kesh nevojë për njerëz që të mbajnë përgjegjës, por sipas mendimit tim nuk ke nevojë për shumë miq. Mbaje rrethin tënd sa më të vogël: babain tënd, pastorin tënd, disa burra bashkëmoshatarë dhe disa burra më të moshuar nga kisha jote lokale. Lutu për hir që të dallosh miqtë e vërtetë — ka shumë Juda, Dema dhe Saule përreth. Gjej Jonathanët dhe qëndro pranë tyre. Kërkoji babait tënd, pastorit tënd dhe burrave më të moshuar në rrethin tënd që të të ndihmojnë të gjesh një grua.

7. Lexoje Librin e Fjalëve të Urta çdo ditë. Kërko që ta njohësh Zotin në mënyrë përjetuese dhe lutu pa pushim.

8. Lexoji klasikët — Librat e Mëdhenj të Qytetërimeve të Mëdha. Ndër të tjera, këta libra do të të ndihmojnë edhe me pikën numër 5.

9. Në këtë pikë do të jem i ashpër dhe do të përdor hiperbolë. Injoroje hiperbolën dhe kupto thelbin. Përveç Ditës së Zotit, mos mendo për pushim. Puno si një gomar. Puno fort. Do të pushosh kur të vdesësh. Puno, puno, puno dhe puno. Le të thuhet për ty se vdiqe nga lodhja dhe rraskapitja. Vdis me djersë në ballë dhe me dhe nën thonj. Thuaju atyre që të të varrosin me mburojën dhe shpatën tënde, dhe vdis duke mbajtur mburojën në dorën e majtë dhe shpatën në të djathtën.

10. Martesa është për gjithë jetën. Nuk ka divorc, përveç rastit të tradhëtisë bashkëshortore. Vetëm vdekja duhet t’ju ndajë. Është një angazhim dhe përkushtim për gjithë jetën. Në të mirë e në të keq, në shëndet e në sëmundje, në lot gëzimi apo lot hidhërimi — bëni fëmijë sa më shumë që ti dhe gruaja jote mundeni, dhe me hirin e Perëndisë ndërtoni një fis për Krishtin.

E fundit, mos e vono martesën. Nëse mund të përballosh një strehim të përshtatshëm, ushqim dhe veshje; nëse e njeh Zotin dhe i përket një kishe lokale të shëndoshë, të shëndetshme dhe biblike — martohu! Filloni të bëni fëmijë dhe ndërtoni çfarëdo që dëshironi të ndërtoni së bashku me gruan tënde. Çfarë po pret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes