Kalvini Kundër Autoritetit të Grave

Autoritetit

Kalvini Kundër Autoritetit të Grave

“Megjithatë, mendoni tani, a nuk janë gratë krejtësisht jashtë mendjes dhe arsyes, kur ato duan të sundojnë mbi burrat? Me një fjalë, kjo është marrëzi. Sepse, a janë krijuar burrat për gratë? Është e vërtetë që sot burrat janë si kanale përmes të cilëve Perëndia bën që hiri i Tij të derdhet mbi gratë. Sepse, nga vjen puna? Nga vijnë të gjitha gjërat më të mira dhe më të çmuara? Sigurisht, të gjitha vijnë nga ana e burrave. Kështu që Perëndia është i kënaqur që burrat të shërbejnë për të mirën e grave, siç tregon përvoja. Por këtu Pali ka parasysh fillimin e krijimit, ku thuhet se nuk ishte mirë që burri të ishte vetëm dhe se i duhej dikush pranë që të ishte gjithnjë gati për ta ndihmuar. Meqë Perëndia kishte në mendje burrin, rrjedhimisht del se gruaja është vetëm një ndihmëse. Dhe pse? Sepse ajo u krijua vetëm për hir të burrit, dhe për këtë arsye duhet ta drejtojë tërë jetën e saj drejt tij. Ajo duhet të rrëfejë: “Unë nuk duhet të jem pa drejtim këtu, duke mos ditur ditur qëllimin dhe vendin tim. Unë jam e detyruar nga Perëndia që, nëse jam e martuar, t’i shërbej burrit tim dhe t’i jap nderim e respekt. Dhe nëse nuk jam e martuar, jam e detyruar të eci me thjeshtësi dhe modesti, duke qenë e vetëdijshme se burrat kanë pozitë më të lartë, se ata duhet të sundojnë, dhe se gruaja që e shpërfill këtë, harron ligjin e natyrës dhe shtrëmbëron atë që duhet të ruhet sic Perëndia e urdhëron.” Ky pra është vendi ku Pali i rikthen gratë.”

Zhan Kalvini, Burra, Gra, dhe Rendi në Kishë: Tre Predikime nga Zhan Kalvini (Dallas: Presbyterian Heritage, 1992)

“Nëse gruaja është nën nënshtrim, ajo, rrjedhimisht, është e ndaluar të ketë autoritet për të mësuar publikisht. Dhe padyshim që, sa herë që edhe vetë rregulli natyror është ruajtur, gratë në të gjitha kohërat janë përjashtuar nga drejtimi publik i punëve. Është urdhër i arsyes së shëndoshë që sundimi i gruas është i papërshtatshëm dhe i pahijshëm.”

Zhan Kalvini, Komentar mbi 1 Korintasve 14:34

“Pyetet nëse ai flet vetëm për gratë e martuara, sepse ka disa që atë që mëson Pali e kufizojnë vetëm te to, me arsyetimin që virgjëreshat nuk janë nën autoritetin e një burri. Kjo është gabim, sepse Pali shikon përtej kësaj, drejt ligjit të përjetshëm të Perëndisë, i cili e ka bërë gjininë femërore të jetë nën autoritetin e burrit. Për këtë arsye, të gjitha gratë lindin që ta pranojnë veten si më të ulëta, për shkak të epërsisë së gjinisë mashkullore.”

Zhan Kalvini, Komentar mbi 1 Korintasve 11:10

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes