Një Arsye Tjetër për të Mos Përdorur Kurrë Prezervativë apo Spermicide

Prezervative

Një Arsye Tjetër për të Mos Përdorur Kurrë Prezervativë apo Spermicide

Nga Xhesika Roldan. Përkthyer nga TruthatHome.

Shënim i përkthyesit: Një spermicid është një substancë kimike e krijuar për të vrarë spermatozoidet ose për t’i penguar ato të lëvizin, në mënyrë që të mos mund të arrijnë dhe të fekondojnë vezën.

“Një tjetër efekt anësor serioz, i zakonshëm si për spermicidet ashtu edhe për prezervativët, është preklampsia. Ajo është një gjendje anormale e shtatzënisë që fillon rreth javës së 20-të, ku gruaja vuan nga presioni i lartë i gjakut. Kjo gjendje shfaqet në 5% deri 7% të shtatzënive, me trajtime që variojnë nga pushimi në shtrat deri te qetësuesit dhe ilaçet antihipertensive. Deri së fundmi, shkaku i pre-eklampsisë ishte i panjohur “pavarësisht 100 viteve kërkimi nga mijëra studiues“.

Një tregues pse preklampsia ndodh tek disa kategori grash është sugjeruar nga dy artikuj të botuar në “Journal of the American Medical Association” (1989). Studiuesit raportuan se gratë që kishin përdorur metoda penguese kontraceptivësh (si spermicide, prezervativë) deri në një muaj përpara shtatzënisë kishin një rrezik 2.4 herë më të madh për të zhvilluar preklampsi. Kjo është një rritje të rrezikut prej 140%. Lidhja mes përdorimit të kontraceptivëve menjëherë përpara shtatzënisë dhe shfaqjes së preklampsisë ka zbuluar arsyen komplekse, por interesante, të kësaj gjendjeje mjekësore. Mekanizmi i saktë biologjik që çon në preklampsi shpjegohet nga Prof. Rahwan:

“… Kontraceptivët pengues… parandalojnë ekspozimin e mitrës ndaj spermës dhe lëngut seminal [dhe] nuk lejojnë që sistemi imunitar femëror të zhvillojë gradualisht tolerancë ndaj antigjeneve mashkullore në spermë dhe lëngun seminal, e cila normalisht do të zhvillohej përmes ekspozimit të përsëritur ndaj këtyre antigjeneve të huaj. Si pasojë, një shtatzëni e mëvonshme te një grua që më parë ka përdorur metoda penguese kontraceptive do të çojë në një sulm imunologjik kundër (fetusit), i cili mbart antigjenet e spermës ndaj të cilave femra nuk kishte qenë më parë e ekspozuar për shkak të metodës penguese. Sulmi imunologjik maternal që rezulton kundër indeve të placentës (që vijnë nga konceptusi) shkakton dëmtim placentar dhe çlirimin e substancave vasoaktive (duke përfshirë prostaglandinat) që mund të jenë përgjegjëse për fillimin e parakohshëm të lindjes në këto paciente.”

Kjo ndërprerje e “balancës delikate” të hormoneve natyrale që kontrollojnë presionin e gjakut çon në dominimin e hormoneve që shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut. Kur enët e gjakut ngushtohen, ndodh ngritja e presionit të gjakut, që tek gruaja shtatzënë njihet si preklampsi. Duke pasur parasysh kompleksitetin e ndërveprimeve biokimike, është e kuptueshme pse ky shpjegim dhe lidhje me përdorimin e fundit të spermicidëve ka marrë kaq shumë kohë për t’u përcaktuar.

Për ta përmbledhur: Mendimi se metodat penguese janë të sigurta apo të besueshme nuk ka asnjë bazë në fakte. Shtatzënia, sëmundjet (si të lehta ashtu edhe serioze), dhe gjendjet mjekësore të rëndësishme janë qartësisht të lidhura me përdorimin e spermicidëve dhe prezervativëve. Përhapja e mendimeve të kundërta është një veprim i gabuar, i zbrazët nga çdo bazë racionale. Si e tillë, politika aktuale e shëndetit publik mbi shëndetin riprodhues dhe seksual duhet të dënohet për promovimin e spermicidëve dhe prezervativëve si dicka pozitive shëndetësore. Është koha për një rishikim serioz dhe të ndershëm të provave nga autoritetet qeveritare rregulluese të shëndetësisë.

(faqet 135-136, “Udhëzuesi i Konsumatorit për Pilulën dhe ilaçet e tjera”, nga John Wilks B.Pharm. M.P.S)

Thirrje e arsyes së shëndoshë: Perëndia na ka krijuar në një mënyrë të caktuar, dhe është e arsyeshme që, kur jetojmë në kundërshtim me qëllimet e Tij, gjëra të këqija do të ndodhin. Ndërsa lexoja pjesën e mësipërme nga libri, u mahnita nga logjika e saj: ne nuk mund të shkojmë kundër projektimit të Perëndisë pa pasoja serioze dhe të gjera. Perëndia e krijoi aktin seksual që të ndodhë në një mënyrë të caktuar, dhe ne shkojmë kundër saj për rrezikun tonë, si jobesimtarët, ashtu edhe besimtarët.

Ai nuk e krijoi seksin me hamendësimin se ne do të fusnim në këtë akt të shenjtë prezervativë, spermicide, pilula, etj., për ta “kontrolluar” atë. Jo, Ai e krijoi seksin për shumim. Është e qartë. Unë do doja që ta shpallja këtë për të gjithë të krishterët që thonë se e duan Krishtin, por jetojnë një stil jetese që është, në thelb, një formë devijimi seksual edhe brenda martesës së tyre. E di që kjo që sapo thashë tingëllon ekstreme dhe plotësisht kundër kulturës së sotme, por, a mund të jetë e vërtetë? Mendoj se po. Është koha të kthehemi te mënyra se si Perëndia fillimisht kishte për qëllim që të jetonim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes