Rreth Faqes

Rreth Faqes

UdherrefyesiBiblik.net është një faqe gjithëpërfshirëse e krishterë në gjuhën shqipe, e krijuar për të ndihmuar të krishterët shqiptarë në njohjen e krishtërimit historik dhe mësimeve të sakta biblike, doktrinës e shëndoshë, si dhe inkurajimin, ngushëllimin dhe rritjen e tyre në besim, njohuri dhe shenjtëri. Ajo ofron artikuj, devocione, studime biblike, materiale apologjetike, burime për dishepullizim, dhe udhëzime për jetën shpirtërore.

Ajo synon të deklarojë të gjithë këshillën e plotë të Perëndisë. Të theksojë doktrinat dhe mësimet biblike që kanë humbur, që janë mënjanuar ose janë kundërshtuar, me besimin që do të na ndihmojë në një nga detyrat më urgjente që kanë të krishterët sot – Rikuperimin e Ungjillit, që është fuqia e Perëndisë për shpëtim. Ti ndihmojë besimtarët të njohin më mirë Perëndinë, t’i drejtojë ata te Krishti, të urrejnë mëkatin e tyre dhe të jenë sa më biblikë.

Kisha ka nevojë të rikthehet te Bibla, te shtigjet e vjetra dhe mënyrat e vjetra, sepse vetëm në këtë mënyrë, Perëndia do të përlëvdohet më shumë, mbretëria e Tij do zgjerohet më shumë, dhe fuqia e Perëndisë do derdhet mbi kishën.

 

Kjo faqe afirmon:

Pesë Solat e Reformacionit Protestant

  • Sola Scriptura (Vetëm Shkrimi),
  • Solus Christus (Vetëm Krishti),
  • Sola Gratia (Vetëm Hiri),
  • Sola Fide (Vetëm Besimi),
  • Soli Deo Gloria (Vetëm për lavdinë e Perëndisë).

Mësimet biblike të Hirit Sovran të Perëndisë (të quajtur ndryshe TULIP)

  • Mëkatshmëria e Plotë e Njeriut,
  • Zgjedhja Sovrane dhe e Pakushtëzuar e Perëndisë për shpëtim,
  • Shlyerja Specifike e Krishtit për Popullin e Tij,
  • Hiri i Parezistueshëm dhe Efektiv i Perëndisë në Shpëtimin e Mëkatarëve
  • Këmbëngulja e Shenjtorëve në Besim.

Faqja gjithashtu afirmon:

  • Psalmodinë Ekskluzive (këndimin e vetëm Psalmeve të frymëzuara në adhurimin e kishës),
  • Adhurim akapela pa vegla muzikore (të cilat ishin një shtesë njerëzore e kishës katolike).
  • Pagëzimin e foshnjave, një mësim biblik i besuar dhe praktikuar nga kisha për 2000 vite.
  • Vendosjen e mbulesës së kokës nga gratë në shërbesën në kishë (dicka e humbur sot për shkak të lëvizjes feministe), 1 Korintasit 11.
  • Patriarkalizmin Biblik. Kryesimi dhe Përfaqësimi i Burrit në Familje, Shoqëri, dhe Shtet. Rolet e ndryshme biblike për burrin dhe gruan dhe kundërshton lëvizjen feministe që është kryekëput një rebelim ndaj projektimit të Perëndisë.

 

Lutem që kjo faqe do të jetë vepruese, një burim për të inkurajuar lexuesit që të kërkojnë fytyrën e Perëndisë dhe të gërmojnë më thellë në Fjalën e Tij dhe që Fryma do të na hapë sytë ndaj të vërtetave të Fjalës së Tij.

Mosnjohja e përmbajtjeve të Shkrimit është rrënja dhe themeli i çdo gabimi. Por Zoti e përdortë këtë faqe për të hequr disa kokrriza mosdije, dhe për të hedhur pak dritë në Fjalën e çmuar të Tij.

Këtu përfundoj këtë hyrje të shkurtër për këtë faqe duke qënë i vetëdijshëm edhe për mangësitë e saj. Zoti e përdortë atë për vetë lavdinë e Tij dhe për shpëtimin dhe bekimin e shumë shpirtërave. Amen.

 

Soli Deo Gloria

Njoftohu për Postimet e Reja

Mos humb postimet e reja! Vendose Emailin tënd këtu dhe merr artikujt e fundit me Email! Abonohu Tani!

Lexo Politikat e Privatesise për më shumë informacion.

Rikthehu në Fillim të Faqes