Pse të Krishterët Nuk Duhet ta Festojnë Shën Valentinin!

Shen Valentinin

Pse të Krishterët Nuk Duhet ta Festojnë Shën Valentinin!

Çdo 14 shkurt, njerëzit blejnë buqeta me lule, cokollata, dhurata dhe shkojnë për darka romantike dhe të shtrenjta. Media i bën asaj një jehonë të madhe dhe në dukje, duket si një festë e padëmshme që promovon dashurinë. Por ka disa arsye se pse të krisherët nuk duhet të përfshihen dhe nuk duhet ta festojnë ketë festë.

Rrënjët Pagane

Kjo ditë ishte festa romake e Luperkalisë. Luperikusi ishte perëndia romak i fertilitetit. 

Luperkalia ishte një rit me dhunë dhe imoralitet seksual që mbahej në datat 13-15 Shkurt për të larguar shpirtrat e këqij dhe për të pastruar qytetin. Ai përfshinte flijimin e dhive dhe qenve, që pasohej më pas, nga djem të rinj që vraponin nëpër rrugë duke goditur gratë me rripa prej lëkure kafshësh për rritjen e pjellorisë. Ndërsa gratë zinin vend dhe donin që të goditeshin.  

Perëndia, te Ligji i Ripërtërirë 12:30-31 urdhëron njerëzit e Tij: “Ruhu të mos biesh në kurthin e ngritur, duke ndjekur shembullin e tyre, pasi ata janë shkatërruar para teje, dhe të informohesh mbi perënditë e tyre, duke thënë: “Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të veproj kështu”. Ti nuk do të veprosh kështu me Zotin, me Perëndinë tënd, sepse ata me perënditë e tyre kanë bërë tërë ato gjëra të neveritshme për Zotin dhe që ai i urren; kanë djegur madje në zjarr bijtë dhe bijat e tyre për nder të perëndive të tyre. Do të kujdeseni të zbatoni në praktikë tërë gjërat që ju urdhëroj; nuk do t’u shtoni as do t’u hiqni asgjë”

Dashuria e Vërtetë sipas Bibëls

A është vërtet dashuri ajo cka njerëzit bëjnë në Shën Valentin? Një ditë në kalendar? Një buqetë me trendafila? Një darkë romantike? Një dhuratë e shtrenjtë? Një deklaratë publike në rrjetet sociale? Apo ajo është diçka më e thellë, më e shenjtë, më e përditshme? Këto gjëra në vetvete nuk janë të këqija, por dashuria është më shumë se kaq. 

Ju burra mund të dhuroni lule, por apo e jepni ju jetën tuaj për gruan tuaj, ashtu si Krishti e dha për nusen e Tij, kishën?

Ju burra mund të nxirrni fjalë të ëmbla, por apo i shpallni ju familjes suaj, gjithë këshillën e plotë të Perëndisë, prej Fjalës së Perëndisë, cdo ditë të vitit?

Ju burra thoni “të dua”, por apo i flisni ju gruas dhe fëmijëve tuaj, në mënyrë të duruar, me butësi, për t’i ndërtuar ata.

Ju burra shpenzoni para për të impresionuar, por apo po e përkushtoni ju veten tuaj, që të jeni kaq shembuj të tillë në fjalë e në vepër saqë, gruaja dhe fëmijët tuaj, ju ndjekin me gëzim?

Ju burra e mbani veten për të fortë dhe trima, por apo e mbroni ju familjen tuaj prej propagandës liberale, feminizmit, dhe sistemit pagan e satanik që kërkon rrënimin e tyre?

Cfarë kuptimi ka që të bësh ndonjë gjë në një ditë në vit, vetëm sepse të tjerët e bëjnë, kur ti nuk po jep jetën tënde ndaj gruas tënde, kur ti nuk po e udhëheq gruan dhe fëmijët në Fjalën e Perëndisë, në lutje, në mësim, në katekizëm; kur ju nuk adhuroni së bashku si familje, kur ti nuk përpiqesh të mësosh gjithcka që duhet të mësosh drejt këtij qëllimi, kur ti, si prift e profet, nuk po përfaqëson dhe mbron familjen tënde?

Ju gra doni që Burri juaj t’u dalë zot gjërave dhe të drejtojë, por a jeni ju një ndjekëse besnike dhe ndihmë e leverdisshme e nënshtruar ndaj burrit tuaj dhe jo një pengesë kokëshkëmb që e ul atë?

Ju gra doni lule të bukura që t’ju dhurohen, por a po bëni ju me duart tuaja, një shtëpi të paqtë, të ngrohtë, të dashur dhe mikpritëse për burrin tuaj?

Ju gra doni t’ju thuhen fjalë të buta, të bukura dhe komplimentuese prej burrave tuaj, por a po i flisni ju burrit tuaj në një mënyrë inkurajuese, respektuese dhe me frymë të qetë, pa u bërë e zhurmshme dhe pa u ankuar?

Ju gra doni që burrat tuaj të jenë burra biblikë, por a e keni hedhur ju poshtë feminizmin, karrierizmin dhe konkurimin me të? A e keni përqafuar ju feminitetin, thirrjen dhe rolin tuaj sipas Biblës? A po i beson atij, a po i nënshtrohesh atij, a po e respekton atë, a po i thua fjalë inkurajuese, a po gatuan për të, a po vishesh me modesti dhe në mënyrë femërore për të dhe a po ia edukon fëmijët atij?

Ai nuk është bërë për ty, ti je bërë për të. Cfarë kuptimi ka që ti të presësh apo të bësh ndonjë gjë në një ditë në vit, vetëm sepse të tjerët e bëjnë, kur ti nuk po qëndron në feminitetin tënd, kur ti vë karrierën (dhe jo shtëpinë) si gjithë qendra jote, kur ti e shikon shtëpi-bërjen dhe të qënit amvisë si skllavëri, kur ti dëshiron ti marrësh vetë gjërat nën kontroll dhe nuk e lë atë të drejtojë, kur ti e konkuron atë, kur ti i ankohesh atij, kur ti nuk je fjalëpakë, e kështu me radhë?

Dashuria Biblike është Besëlidhje për tërë jetën. Ajo është një dashuri sakrifikuese dhe vetë-mohuese për tërë jetën. Ajo nuk është ndjenjë, por veprim që shoqërohet me ndjenja. Dashuria biblike nuk është 50 % me 50 %. Jo, kjo nuk është dashuri. As nuk është 100% me 100%. Dashuria e vërtetë është 100% me 0%. Të dy, burri dhe gruaja, të dy janë thirrur prej Perëndisë, në një besëlidhje të pathyeshme deri në vdekje, të bërë një mish i vetëm, që në cdo kohë dhe gjendje, ti shërbejnë dhe të japin gjithcka të tyren për bashkëshortin/en, edhe atëhere kur nuk marrin asgjë mbrapsht. 

 

Thirrje

Prandaj, këtë 14 Shkurt, le të mos u bashkohemi njerëzve në këtë festë pagane, le të mos i ndjekim ata në rrugën e tyre të gjëra, le të mos pranojmë mësimet e rreme të botës për dashurinë dhe martesën, por le të ndjekim Zotin dhe projektimin e tij, le të përqafojmë mësimin biblik të dashurisë dhe martesës, burrërinë dhe feminitetin biblik, dhe le të qëndrojnë martesat e krishtera protestante si një dritë që shkëlqen fortë në një botë të errërt dhe të kalbur!

Mos harro… që kjo të ndodhë, ne duhet të kthehemi te projektimi i Perëndisë dhe modeli biblik, Patriarkalizmi Biblik.

Zoti na ndihmoftë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes