“A ka vdekur Perëndia?” – Si Kati e inkurajoi Martin Luterin!

inkurajoi

Martini ishte duke patur një nga ato ditët “me depresion dhe dekurajim”. Duke parë këtë, Kati, veshi një fustan të zi sikur po vajtonte dhe shkoi te burri i saj. Kur Martini e pyeti se kush kishte vdekur (për shkak të veshjes së zezë), ajo tha, “Perëndia ka vdekur.” I shokuar, Martini e pyeti se cfarë donte të thoshte me këtë. Ajo iu përgjigj, “Epo, duhet të mendojmë që Perëndia ka vdekur me mënyrën se si ti po sillesh!” Martini, qeshi dhe e falenderoi Katin që e solli përsëri në realitet dhe ai gdhëndi në tavolinën e tij fjalën latine “vivit” që do të thotë “Ai jeton.”

Perëndia e përdori Katin në jetën e Martinit për ta inkurajuar atë. Kjo gjithashtu na tregon një situatë që ndodh jo rrallë në jetën e një besimtari. Ne të gjithë kemi ato ditë kur dekurajohemi dhe dëshpërohemi. Por, Perëndia nuk ka vdekur! Ashtu sic Martini gdhëndi në tavolinën e tij, Ai është shumë i gjallë!

“Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar?
Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës,
nuk mundohet dhe nuk lodhet,
zgjuarësia e tij është e panjohshme.

Isaia 40:28

Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brënda trupit tim?

Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.

Psalmi 42:5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes