Etiketë: Inkurajim

“A ka vdekur Perëndia?” – Si Kati e inkurajoi Martin Luterin!

Martini ishte duke patur një nga ato ditët “me depresion dhe dekurajim”. Duke parë këtë, Kati, veshi një fustan të zi sikur po vajtonte dhe shkoi te burri i saj. Kur Martini e pyeti se kush kishte vdekur (për shkak të veshjes së zezë), ajo tha, “Perëndia ka vdekur.” I shokuar, Martini e pyeti se […]

Në dorën e kujt? – Inkurajim për të krishterin

(Octavius Winslow, “Realitetet Hyjnore” 1860) “Ditët e mia janë në dorën tënde.” Psalmi 31:15 Në dorën e kujt janë ditët e besimtarit? Në dorën e Atit! Sidoqofshin këto ditë . . . ditët e sprovës, ditët e tundimit, ditët e vuajtjes, ditët e rrezikut, ditët e rrezeve të diellit, ditët e errësirës dhe trishtimit, ditët […]

Oh sa e çuditshme – që Perëndia duhet të dojë një krimb, një krimb plehu!

Oh sa e çuditshme — që Perëndia duhet të dojë një krimb, një krimb plehu! Një pjesë nga ditari i James Smith 28 Gusht 1857. Nëse disa nga kisha ime do të më njihnin më mirë — ata do të më donin më pak! Prapësëprapë Ati im qiellor . . . më njeh mirë, më […]

Nevojat e mia, Plotësia e Tij!

  Nevojat e mia, Plotësia e Tij! Puritani James Meikle, 24 Maj, 1757 I gjithë bollëku është në Krishtin, për t’ju përgjigjur të gjitha nevojave të njerëzve të Tij. Në Krishtin banon e gjithë plotësia e Hyjnisë, që, prej plotësisë së Tij, unë mund të marr të gjitha bekimet shpirtërore!   A e kam shkatërruar […]

Zakonet e Lutjes të Xhorxh Mullerit

Jeta e Xhorxh Mullerit qëndron si dëshmi e fuqisë dhe e besnikërisë së Perëndisë tonë të plotfuqishëm. A ka ndonjë që e vë në dyshim akoma që Perëndia i përgjigjet lutjes? Le të mësojë nga Xhorxh Mulleri. A ka ndonjë që dyshon nëse Perëndia është në gjendje të bëjë përtej asaj që ne kërkojmë apo […]

Krishti, Ai që është krejt i dëshirueshëm!

Krishti, Ai që është krejt i dëshirueshëm! James Smith, 1855   Nëse shohim krahasimet që janë përdorur nga Fryma e Shenjtë për të përcaktuar Krishtin— ne vëmë re diçka më shumë për bukurinë e Tij. Ai është krahasuar me një NËNË, dhe është thënë që ka më shumë se butësia, mirësia, dhe përkujdesi i një […]

Kush po i qeveris gjërat në këtë tokë sot—Perëndia, apo Djalli?

Kush po i qeveris gjërat në këtë tokë sot—Perëndia, apo Djalli? Nga Arthur Pink (1886 – 1952) Që Perëndia mbretëron në mënyrë supreme në Qiell, përgjithësisht pranohet; por që Ai mbretëron në mënyrë supreme mbi këtë tokë, pothuajse mohoet botërisht—nëse jo drejtpërdrejt, atëhere tërthorazi. Më shumë e më shumë njerëzit po e zhvendosin dhe po […]

Ngushëllimi i Perëndisë – Nga John Owen

Ngushëllimi i Perëndisë Puritani John Owen (1616–1683) “Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndiejnë ata kur kanë grurë dhe musht me shumicë” (Psalmi 4:7). “Bota më urren,” mund të thotë një shpirt që ka Frymën, “Por Ati im më do”. Njerëzit më përçmojnë si hipokrit, por Ati im më do si […]

Të zgjedhurit e Perëndisë janë të sigurt

Të zgjedhurit e Perëndisë janë të sigurt J.C. Ryle (1816–1900) Ata që Perëndia ka zgjedhur për shpëtim me anë të Krishtit, janë ata të cilët Perëndia i do në mënyrë të veçantë në këtë botë. Ata janë xhevahiret midis njerëzimit. Ai kujdeset më shumë për ta sesa për mbretërit në fronet e tyre, nëse këta […]

Rikthehu në Fillim të Faqes